Analiza

Pragmatistët dhe jo populistët do të përcaktojnë epokën tonë

Demokracive të pasura mund t’u duhet të jetojnë me një grup votuesish përherë të mllefosur

chess

Nga Janan Ganesh

Londër – Ne jemi duke përjetuar një refuzim masiv të elitave. Ne e dimë këtë, pasi të gjithë e thonë. Dhe si me magji, arsyet për zemëratën popullore rrinë gjithmonë së bashku me vetë pakënaqësitë tona. Sikur politikanët të kishin bërë më shumë për të ndëshkuar bankierët pas krizës fnanciare. Sikur ata t’ia kishin dalë të frenonin krizën e emigrantëve. Apo problemi qëndron tek pabarazia?

Sikur qeveritë të kishin punuar me secilën nga çështjet e  manifestit personal që ju – unë, apo kolumnisti i ardhshëm – kanë mbrojtur me vite të tëra, kjo ethe populizmi nuk do të mund të kishte kapluar Amerikën dhe shumë vende të Evropës në kthetrat e saj të ftohta dhe të lagështa.

Këtu ka shumë zgjuarësi për të jenë të besueshëm.

Nuk është e qartë nëse çdo gjë lidhet me Xheremi Korbin, udhëheqësin e ekstremit të majtë të partisë Laburiste të Britanisë që mbiu nga askundi; me Marin Lë Penin, partia politike e ekstremit të djathtë të së cilës, Fronti Kombëtar, është e kalitur në Francë; apo me dominimin e Donald Trampit në rradhët e republikanëve në SHBA.

Ka diçka që lidhet me rastësinë. Jo çdo gjë duhet të thotë diçka. “Makina të mrrekullueshme shpjegimi”, është sinonimi që filozofi Nasim Nikolas Taleb përdor për trurin e njeriut. Ne jemi “të aftë për të bërë nxjerrë kuptim nga pothuajse çdo gjë” dhe “përgjithësisht të paaftë për të pranuar idenë e paparashikueshmërisë”.

Mekarthizmi shpërtheu në mesin e shekullit të XX në Amerikë, ashtu si Pier Puazhad joshi votuesit francezë për një politikë të sertë, që përfundimisht…

[real3dflipbook id=”1048″]

Leave a Reply

Back to top button