Shkence

Nesër, e premte, 13: Por këtë herë kemi dhe hënën e plotë

Friday-13thNesër, jo vetëm që do të jetë data 13 e ditës së premte, por edhe Hëna e Plotë. Hera e fundit që fenomeni ka ndodhur ishte në 13 tetor, 2000

Për herë të parë pas një dekade, dy nga supersticionet e mëdha të Perëndimit do të kombinohen dhe do të sjellin një dozë të dyfishtë tersi.   Nëse mendojmë për një sërë eventesh, si Kupa e Botës dhe temperaturat në rritje, mund të bëhemi më nervozë lidhur me frikërat dhe sesi të shmangim rrezikun potencial.  Po pse e premtja, 13 konsiderohet ditë tersi dhe cila është e vërteta që fshihet pas këtij supersticioni? Po Hëna e plotë? Pse e kemi aq frikë dhe a ndikon ajo vërtet sjelljen tonë?

Origjina e mitit

Origjina e besimit se e premtja, 13 është ditë tersi, mbetet e panjohur. Disa kanë sugjeruar se numri 12 lidhet me plotësinë kronologjike (12 Apostujt, 12 muajt e vitit, 12 orët e ditës etj). Ndërsa, 13-a konsiderohet i parregullt dhe i paplotë.  Teori të tjera sugjerojnë se ky mit vjen nga Darka e Fundit. Në mitologjinë norse, nëse uleshin 13 njerëz rreth tavolinës, kjo konsiderohej pa fat dhe tregonte se njëri prej tyre do të vdiste. Ndërsa romani i Dan Braun, “Kodi i Da Vinçit” sugjeron një lidhje midis të premtes, 13 dhe Kalorësve Templarë.  Edhe të premtet në vetvete konsiderohen si pafat. Fakti që të krishterët përkujtojnë kryqëzimin e Jezusit ditën e premte para Pashkëve e forcon idenë se të premtet janë pa fat. Në shkrimet biblike, besohet se Eva e ka tunduar Adamin me mollën e ndaluar pikërisht ditën e premte.

A është kjo ditë vërtet pa fat?

Një studim i publikuar në revistën “British Medical Journal” në vitet 1990 theksoi se numri i  aksidenteve me motor në rajonin jugperëndimor të lumit Tamiz ishte rritur nga 45 (e premte, 6) në 65 (e premte, 13). Pra, kishte një rritje prej 52% në numrin e aksidenteve.  Një studim tjetër në Holandë, në vitin 2008 tregoi se, “ka më pak aksidente dhe raportime vrasjesh të premten, 13, pasi njerëzit vendosin të qëndrojnë në shtëpi ose bëhen më të kujdesshëm. Edhe ata që ngasin makinën, janë më të kujdesshëm atë ditë”. Pavarësisht faktit se statistikisht, ka pak influenca të kësaj dite mbi aksidentet, miti ka ende influenca të mëdha. E premtja 13 i kushton ekonomisë amerikane afërisht 800-900 dollarë në vit, pasi njerëzit nuk udhëtojnë në atë ditë.

Po Hëna e Plotë?

Disa teoricienë sugjerojnë se hëna e plotë ndikon sjelljen tonë në të njëjtën mënyrë siç ndikon baticat dhe zbaticat. Ajo ka ndikim mbi ujin në trupin tonë, përmes tërheqjes gravitacionale.  Të tjerë kanë sugjeruar se është drita e hënës ajo që ka ndikim. Një studim ka gjetur një rritje alarmante në numrin e kafshimeve nga kafshët gjatë hënës së plotë. Aq e përhapur është ideja se Hëna i bën njerëzit të sillen në mënyra të çuditshme (këtej e ka marrë emrin fjala lunatik), saqë në vitin 2007, në rrugët e Brighton në Britani u thirr policia, pasi kishte dalë Hëna e Plotë.

Kërkuesit në policin e Sussex-it arritën në përfundimin se kishte një rritje në numrin e sulmeve të dhunshme, që ndodhin kur ka hënë të plotë. Oficerët e policisë ose stafet në departamentet e emergjencës këmbëngulin se ka më tepër aksidente, incidente të dhunshme dhe pranime psikiatrike gjatë Hënës së Plotë. Studime të tjera tregojnë se njerëzit flenë 15% më pak kur ndodh fenomeni.  Ndërsa në vitin 1985, një grup psikologësh amerikanë kombinuan gjetjet e 37 studimeve dhe gjetën se Hëna e Plotë nuk kishte rol në  numrin e pranimeve në psikiatri, vrasjeve, aksidenteve me makinë, vetëvrasjeve dhe krimeve. Ata gjetën lidhje të pakta midis tyre./shekulli online/

Leave a Reply

Back to top button