Your Life

Ndonjëherë nuk merr fund dashuria, merr fund durimi!

Ndonjëherë nuk është dashuria që mbaron, por durimi, për të cilin thonë se është i shenjtë, sepse u reziston erërave dhe baticave dhe gjithmonë përfundon duke dhënë më shumë seç duhet.

Tani, si mund të mos ofroni gjithçka për këtë person me të cilin keni bërë një lidhje emocionale dhe jetësore, madje dhe një plan jetësor?

Eshtë e qartë se është e justifikuar të dorëzohesh disa herë më shumë se sa duhet, të ushtrosh falje sot, nesër dhe të presësh pak më gjatë me shpresën se gjërat do të përmirësohen.

Ndonjëherë realiteti përfundon duke na rënë me peshën e vet, për të na hapur sytë. Zemra jonë nuk mund të fshijë atë që ndihet sot për nesër, por kur humbet durimin, gjithçka nis të shembet si gurë dominoje.

Disa argumentojnë se durimi është një virtyt, por është e qartë se ky dimension nuk mund të zbatohet për të gjitha sferat dhe se ai gjithashtu duhet të ketë kufij të caktuar.

Ju nuk mund të kaloni një jetë të duruar, duke parë të drejtat tuaja të shkelura. Keni nevojë për reciprocitet, kujdes, dashuri dhe njohje. Dashuria kërkon angazhim, vullnet dhe durim por deri diku.

Durimi në dashuri nuk është i njëjtë me pasivitetin. Siç thamë edhe më parë, është e zakonshme të përcaktohet koncepti i durimit si një virtyt. Eshtë fakultative që njerëzit të heqin dorë nga disa gjëra që na sjellin kënaqësi, sepse ne mendojmë se kjo pritje afatgjatë do të sjellë gjëra më të mira.

Durimi është përcaktuar edhe si një aftësi: që ne duhet të tolerojmë situata të pafavorshme mbi të cilat mund të kemi ose mund mos të kemi kontroll. Por, kur bëhet fjalë për dashurinë, është e nevojshme të mbajmë timonin e vetë realitetit tonë. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button