Analiza

Korea e Veriut, Kina e Japonia: Ja ekuilibrat e rinj të Trumpit

screen-shot-2016-11-25-at-10-24-24

Donald Trumpi është ende si ajo qenia mitologjike, gjysmë cjap e gjysmë dre: është shumë herët për të përcaktuar qasjen e tij ndaj problematikave të mëdha, nga globalizimi tek marrëdhënia me Europën, e deri tek nyja e Lindjes së Mesme. E vetmja gjë e sigurtë është që tonet dhe temat e ndezura gjatë fushatës elektorale, janë duke u zbutur, për t’ia lënë vendin një pragmatizmi përfshirës.

Sot e vetmja gjë e sigurtë, që u bë e ditur prej mesazhit së pak ditëve më parë, është që do të “grisë” marrëveshjen TTP, pra Partneritetin e Trans-Paqësorit, marrëveshja tregtare që krijonte një zonë të shkëmbimit të lirë mes SHBA dhe vendeve të ndryshme aziatike, me përjashtim të Kinës.

Një nismë, kjo e Trumpit, për të mbrojtur prodhimet amerikane nga konkurrenca aziatike, por që ka shumë më tepër pasoja se sa vetëm një masë tregtare.

Para së gjithash, vlen të përmendet se TTP nuk kishte (të flasësh në kohën e shkuar tashmë është detyrim) vetëm natyrë tregtare, por edhe vlera gjeopolitike dhe ushtarake. Pra, ishte e nevojshme për të lidhur disa vende aziatike me Shtetet e Bashkuara, duke zgjeruar kështu ndikimin e Uashingtonit në zonën e Paqësorit. Me pasojë gërryerjen e influencës kineze, që në këtë qoshe të botës ka projeksionin e vet të natyrshëm. Pra, një ledh mbrojtës ndaj dragoit, i cili shumë shpejt do të bjerë.

Është e vetëkuptueshme që gjeopolitika nuk njeh boshllëqe. Dhe rënia e ndikimit amerikan, në mënyrë të pashmangshme do të çojë në një zgjerim të hapësirës së influencës kineze, gjë e cila do të nxisë zhvillimin ekonomik të Pekinit, duke kompensuar kështu rënien e pritshme në shkëmbime tregtare me Amerikën, gjë kjo shkaktuar prej kufizimeve të parashikuara nga strategët e Trumpit, të cilët janë të vendosur që t’i vënë një limit konkurrencës së Dragoit.

Vendimi për rrëzuar TTP është gjithashtu tregues i një qasje të re amerikane ndaj grindjeve aziatike, të dominuara nga Deti i diskutueshëm i Kinës së Jugut, që vë kundër Pekinin, i cili pretendon sovranitetin, me shumë vende që e shohin kërkesën kineze si një kërcënim.

Më e kërcënuar ndihet Japonia, e cila me kryeministrin Shinzo Abe mori përsipër rolin “gladiator”  të kundërvënies ndaj dominimit të Pekinit në hapësirën aziatike.

Pa mburojën amerikane, Abe mund të jetë i detyruar që të ndryshojë qasjen e tij ndaj Dragoit, që sot është shumë “muskuloze”. Kjo mund të sjellë një zbutje të tensionit të madh në zonën e Paqësorit, prej kohësh e ekspozuar ndaj rreziqeve të shpërthimit (pasojat e të cilit do të ishin globale).

Një tjetër pasojë qetësuese mund të shihet në tjetër rajon aziatik me rrezik të lartë: Korenë e Veriut. Dragoi e ka parë gjithmonë Fenianin me dykuptimësinë që ka çështja, duke pasur parasysh se ndonjëherë teprimet e tij, mund t’i shërbejnë e mund t’i përdorë në lojën komplekse të forcave që kryqëzohen pranë brigjeve të veta.

Largimi i presionit amerikan në Paqësor, i bën teprime të tilla jo më një problem të Uashingtonit, por vetëm të Pekinit. Që kështu mund të detyrohet të përballojë me më shumë bindje fqinjin e paparashikueshëm, i cili vë në rrezik qetësinë në oborrin e shtëpisë së Kinës.

Pra, lëvizja e Trumpit mund të jetë shenja paralajmëruese e një sezoni të ri për Paqësorin. Erërat e forta që kanë trazuar deri më sot ujërat, me rrezikun për të shkaktuar një furtunë të përsosur, mund të zbuten më në fund.

E habitshme kjo për një president kaq kontrovers, dhe kaq të largët nga paraardhësi, ndonëse ai fitoi edhe një Nobel për Paqen.

Davide Malacaria

piccolenote – www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button