Analiza

Terror në Paris! 11 të vdekur

paris

Të paktën 11 vetë janë vrarë dhe katër janë plagosur rëndë sot në zyrat e revistës satirike Charlie hebdo në Paris, u tha gazetarëve presidenti francez, Francois Hollande. “Ky është sulm terrorist, për këtë nuk ka dyshime”, tha ai.
Qeveria franceze e rriti sistemin e alertit në nivelin më të lartë pas sulmit, sipas mediave franceze. Dy persona të armatosur rëndë hynë në zyrat e Chalie Hebdo dhe hapën zjarr, bëri të ditur zëdhënësi i policisë, Luc Poignant. Ai tha se janë plagosur të paktën tre oficerë policie.
Hollande dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë kanë mbërritur në skenën e krimit.
Një dëshmitar që punon në zyrën përballë revistës tha se kish parë dy persona me kapucë në kokë, të veshur me të zeza, që hynë në godinë me kallashnikovë në duar. “Më pas dëgjuam që hapën zjarr, pati shumë të shtëna”, tha ai. “Na evakuuan të gjithëve në tarracë. Pas disa minutash, ata u larguan, pasi vazhduan të qëllojnë edhe në mes të rrugës”.
Dëhsmitarët thanë se kishin parë dhe një raketëhedhës, sipas lajmeve të medias franceze. Eshtë ende e paqartë se cfarë ka ndodhur me atentatorët dhe nëse ata janë ende të lirë. Asnjë grup nuk ka marrë deri tani përgjegjësinë.
Zyrat e revistës satirike kanë qenë të mbikëqyrura nga policia për shkak të një rreziku potencial të ekstremistëve islamikë. Tre vjet më parë, zyrat e revistës u dogjën pasi ajo publikoi karikatura të profetit Muhamed. Në nëntor 2011, zyrat e Charlie Hebdo morën flakë, ditën kur në kopertinë do të kishte një karikaturë që vinte në lojë ligjin islamik.

Leave a Reply

Back to top button