Sport

THE NEW YORK TIMES / Futboll, “lindja e dytë” e Kosovës

kosova futbollJAMES MONTAGUE*

Pas gjashtë vitesh refuzime, miklime, thashetheme, veprime direktë dhe tani, më në fund, pranim, Eroll Salihu po organizon më në fund një ndeshje që ka vlerë. Të mërkurën, ekipi kombëtar i Kosovës do të luajë ndeshjen e parë miqësore të miratuar nga FIFA, kundër Haitit, në qytetin e Mitrovicës, 40 kilometra në veri të kryeqytetit, Prishtinë. Për Salihun, i cili i sekretar i përgjithshëm ka menaxhuar punët e përditshme të federatës së futbollit të Kosovës, për pjesën më të madhe të dekadës, ky është një territor i virgjër.

“Eshtë shumë stresuese”, thoshte ai të enjten, ndërkohë që në sfond dëgjoheshin disa zile telefoni. “Më duhet të merrem me sigurinë, kemi gazetarë që vijnë nga e gjithë bota, më duhet të merrem me vizat”.

Pavarësisht se shpalli pavarësinë nga Serbia në mënyrë të njëanshme në vitin 2008, dhe është njohur nga 23 prej 28 shteteve anëtarë të BE dhe 108 vende anëtarë të OKB, Kosova mbetet e panjohur zyrtarisht. Pa anëtarësimin në OKB, Kosova nuk mundet të anëtarësohet as në UEFA, as në FIFA. Kështu, futbollistët me origjinë kosovare luajnë tashmë me disa prej ekipeve kombëtarë më të mirë të Europës, dhe në shumë raste kanë shkëlqyer.

Një prej vendeve që ka përfituar më shumë ka qenë Zvicra, e cila u kualifikua për në Botërorin e Brazilit këtë vit. Tre prej futbollistëve më të mirë të ekipit zviceran – Xherdan Shaqiri i Bajernit të Mynihut, Valon Behrami i Napolit dhe Granit Xhaka i Borusia Mynqengladbahut – ose janë lindur në Kosovë, ose janë rritur prej prindërish kosovarë.

Një prej përfituesve kryesorë ka qenë Zvicra, e cila u kualifikua për në Botërorin e Brazilit këtë vit. Tre prej lojtarëve më të mirë të kombëtares zvicerane – Xherdan Shaqiri i Bajernit të Mynihut, Valon Behrami i Napolit dhe Granit Xhaka i Borusia Mynqengladbahut – os janë lindnur në Kosovë, ose janë rritur nga prindër kosovarë. Gjatë po të njëjtit grup kualifikues, shumica e ekipit përfaqësues të Shqipërisë përbëhej nga kosovarë, duke përfshirë kapitenin Lorik Cana, i cili luan në Itali për Lacion. Të tjerë futbollistë kosovarë luajnë për vende që kanë pranuar ata vetë, apo prindërit e tyre, si refugjatë: Norvegjia, Finlanda dhe Suedia, mes të tjerëve.

Që nga viti 2008, Salihu dhe Federata Kosovare e Futbollit janë përpjekur, por pa sukses, për veprimtarinë e ekipit kosovar të futbollit, me futbollistë kosovarë. “Ne vetëm donim të luanim futboll”, thotë ai. “Kemi patur ekipe që kanë ekzistuar që nga viti 1922. Dikur stadiumet mbusheshin me 40 mijë spektatorë. Eshtë e rëndësishme të jemi pjesë e Europës”. “Duhej të ndodhte dicka”, shton ai. “Nuk mund të qëndronim më të mbyllur”.

Ajo dicka që duhej të ndodhte ishte një copë veprimi burokratik guerilas. Pak përpara ndeshjes që Zvicra zhvilloi në shtëpi kundër Shqipërisë në 2012-ën, Salihu dhe presidenti i Federatës, Fadil Vokrri – futbollisti më i madh i Kosovës dhe i vetmi kosovar që ka luajtur me ekipin kombëtar të Jugosllavisë –hartuan një peticion.

Ai i bënte thirrje FIFA-s që të njohë Kosovën dhe ta lejojë të luajë ndeshje miqësore kundër vendeve të tjerë anëtarë të FIFA-s. Disi në hije, Salihu dhe Vokrri vizituan hotelet e skuadrës së Zvocrës dhe Shqipërisë. Shaqiri, Behrami, Xhaka dhe Cana e firmosën të gjithë peticionin.

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter e mbështeti këtë lëvizje. Pavarësisht kundërshtimeve nga Federata Serbe, që e sheh Kosovën si një pjesë historike dhe të pashkelshme të territorit të saj, si dhe nga presidenti i UEFA-s, Michel Platini, në janar të këtij viti u ra dakord që Kosova të lejohet të luajë me anëtarë të FIFA-s, por pa simbole kombëtarë, flamur ose himn. Gjithashtu, nuk lejohen ndeshje kundër ish republikave jugosllave. “Ky është një hap i parë”, thotë Salihu. UEFA dhe FIFA, shtoi ai, e dinë fare mirë se për anëtarësimin zyrtar “pyetja nuk është më, nëse do të bëhet, por kur do të bëhet”.

Megjithatë, përzgjedhja e skuadrës për ndeshjen e të mërkurës ka qenë një fushë e minuar diplomatike. Salihu dhe federata i dërguan ftesë futbollistit të Manchester United, i lindur në Belgjikë, Adnand Januzaj, origjina e të cilit e lejon atë që të zgjedhë mes Kosovës, Belgjikës, Serbisë, Turqisë dhe, ndoshta pas pak vitesh, Anglisë. Pavarësisht garancive se një ardhje e Januzajt në këtë ndeshje nuk do të dëmtonte shanset e tij për të luajtur për një tjetër ekip kombëtar – përderisa Kosova nuk njihet nga FIFA, ai mund të marrë pjesë në po atë mënyrë si disa prej futbollistëve të Spanjës luajnë rregullisht për ekipin e Katalonjës – babai i tij tha jo.

Pastaj, është problemi i futbollistëve që kanë luajtur për vende të tjerë. Për shembull, asnjë prej futbollistëve kosovarë të Zvicrës, nuk do të jenë në Mitrovicë të mërkurën. “Nuk i thirrëm”, tha Salihu. “Duhet të mbrojmë karrierat e tyre”.

Ndeshja e Zvicrës kundër Shqipërisë në vitin 2012 – kur Shaqiri luajti me flamujt e Zvicrës, Kosovës dhe Shqipërisë në këpucët e tij – coi disa komentatorë zviceranë që të vinin në pikëpyetje besnikërinë e futbollistëve. Në janar, Zvicra zhvilloi një referendum, nëse duhen miratuar apo jo masa më të forta për imigracionin. Masa u miratua me një avantazh të ngushtë, ndonëse, shumë shpejt u shfaq në rrjetet socialë një fotografi ku në reshtimin e ekipit kombëtar zviceran ishin hequr të gjithë futbollistët imigrantë. Vetëm katër futbollistë mbeteshin.

Për këtë dhe arsye të tjera, Salhi dhe Federata Kosovare vendosën që të mos vinin futbollistë si Shaqiri dhe Behrami në një pozicion të vështirë të mërkurën, kur Zvicra do të vazhdojë përgatitjet për botërorin e Brazilit duke pritur Kroacinë në St. Gallen. “Nuk do të ishte mirë t’i detyronim që të merrnin vendim para Botërorit”, thotë Salhi. “Duhet të respektojmë Zvicrën”.

Vendimi se kush do të luajë të mërkurën i takon trainerit, Albert Bunjaki, i cili ka pesë vite në krye të ekipit kombëtar kosovar. Gjatë kësaj kohe ai është përgatitur për vetëm katër ndeshje, tre prej tyre kundër ekipeve të klubeve.

Ndërkohë që futbollistët kosovarë të Zvicrës nuk u thirrën, shumë lojtarë që kanë përfaqësuar ekipe të tjerë kombëtarë do të jenë të mërkurën, tha Bunjaki, duke përfshirë edhe portierin e Shqipërisë, Samir Ujkani, i cili luajti në ndeshjen kundër Zvicrës në vitin 2012. Edhe sulmuesi Albert Bunjaku, që përfaqësoi Zvcirën në Kupën e Botës 2010 do të jetë. “të gjithë po flasin për ndeshjen”, thotë traineri Bunjaki. “Ne duam t’i dërgojmë një sinjal FIFA-s dhe UEFA-s se kemi të drejtë të jemi pjesë e familjes së futbollit. Nuk kemi luajtur një ndeshje prej dy vitesh, por dua që të gjithë të mos e harrojnë: kjo do të jetë ndeshja kur Kosova do të nis rrugën e saj drejt Kupës së Botës, pas 25 vitesh izolim”.

Salihu dhe federata kosovare shpresojnë se do të bëhen anëtarë me të drejta të plota të FIFA-s përpara ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2018 në Rusi. Vetëm atëherë, thotë Salihu dhe Bunjaki, futbollistët e mëdhenj kosovarë do të kthehen në shtëpi. Blatter ka thënë se kjo nuk ka gjasa të ndodhë.

Shqetësimi i parë i Salihut është ndeshja e të mërkurës dhe të gjithë kurthet që e rrethojnë. Edhe vetë Mitrovica paraqet shumë probleme. Kosova ka ende një minoritet të vogël serb, dhe Mitrovica është një qytet i ndarë, ku dhuna etnike shpërthen periodikisht. “Eshtë e vetmja pjesë e Kosovës ku ka mbetur një pjesë jo e vogël e popullsisë serbe”, thotë Dejan Djokic, i Qendrës për Studime të Ballkanit në Goldsmiths, Universiteti i Londrës. “Nuk tingëllon si vendimi më i mirë i mundshëm, që ndeshja të zhvillohej atje”.

Salihu thotë se Federata Kosovare e Futbollit nuk kishte zgjedhje tjetër. “Eshtë i vetmi stadium që përmbush kriteret e FIFA-s për ndeshje ndërkombtare”. Stadiumi kryesor i vendit, në Prishtinë, po restaurohet. “Do të jetë shumë emocionale”, thotë ai. “Të gjithë duan që nesër të kenë mundësi të thonë se ishin të pranishëm në këtë ndeshje”.

The international new york times

Leave a Reply

Back to top button