Home»Horizonti.al»Shkence»Viruset do të shpëtojnë jetën

Viruset do të shpëtojnë jetën

Për dhjetëra vjet bakteriofagët kanë qënë alternativa sovjetike për antibiotikët. Perëndimi i zbulon sot, në luftën kundër super-baktereve

viruset

Pesëmijë dollarë. Është tarifa e praktikuar për të huajt në udhëtimet e shpresës drejt Tbilisit.  Mbulesa plagësh, që dhembin dhe lëndohen më tej për shkak të infeksionit që gjetkë është e pamundur të kurohet, vijnë këtu, në Institutin George Eliava, për t’iu nënshtruar një trajtimi që duket të ketë dalë nga një libër magjish, më shumë sesa një teksti mjekësie. Nga organet e infektuara ose nga plagët, mjekët gjeorgjianë nxjerrin bakteriet përgjegjëse për sëmundjen. I kthehen disa ditë më pas, me një preparat për të injektuar, një spërkatje hundore, një shurup  ose gazra, për t’i vendosur mbi plagët tashmë të ripastruara.  Terapia zgjat pak ditë, diçka më shumë në rastet më serioze. Për Tbilisi-in  thonë të kenë përqindje suksesi shumë të larta, që megjithatë është e pamundur të verifikohen, sepse mjekët nuk publikojnë pothuajse asgjë.
Ilaçet e gjallë
Përbërësi sekret i kurës gjeorgjiane janë fagët (ose bakteriofagët), viruse që sulmojnë bakteriet, shumë specifike. Në bankën gjigande të gjallesave të tilla të Institutit Eliava, e ndërtuar në harkun e disa dekadave dhe vazhdimisht e përditësuar, ka qindra raste, në dispozicion të mjekëve kur kurat e gatshme për përdorim dështojnë dhe një pacient ka nevojë për një kurë të personalizuar. Në vendet e infektuara, fagët gjejnë terrenin për t’u riprodhuar: penetrojnë në bakterie, i shkatërrojnë e vazhdojnë të shumëzohen derisa infeksioni përfundon gradualisht. Pastaj zhduken pa lënë gjurmë. Të mbetur të izoluar nga bota përgjatë gjithë Luftës së Ftohtë, gjeorgjianët nuk duken gjithësesi të interesuar të përhapin tjetërkund dijen e tyre. Prej pesëmbëdhjetë vjetësh, në vend të kësaj, kanë qenë mjekët perëndimorë që e kanë kthyer vështrimin nga Lindja, pasi fagët mund të ndryshonin finalen e një lufte që jemi duke e humbur: ajo kundër baktereve që bëhen të pandjeshëm ndaj antibiotikëve.
Infeksione për shpëtim
Sinjalizimet janë në rritje dhe autoritetet shëndetësore janë në alarm: në Bashkimin Europian super-bakteret vrasin të paktën 25.000 persona në vit, dhe ua bëjnë jetën të vështirë shumë të tjerëve, të detyruar të luftojnë herë pas here për të gjithë jetën me sëmundje që njëherë e një kohë shëroheshin me ndonjë pilulë, në pak ditë, si infeksione të caktuara intestinale, të rrugëve urinare e respiratore, ose të lëkurës. E përveç kësaj në horizont fillon të duket ardhja e antibiotikëve të rinj: këta më të vonët kanë tani një çerek shekulli e nuk është asnjë tjetër në fazën e avancuar të zhvillimit. Në Gjeorgji e në vendet e tjera të ish bllokut sovietik ilaçet me bazë fagët përdoren gjerësisht edhe jashtë spitaleve, mbi të gjitha për të kuruar gastroenteritet e infeksionet e lëkurës. Megjithatë, terapia nuk ka lindur aty. Djepi i saj është Franca, ku në 1919 një mikrobiolog autodidakt, i lindur në Kanada e i vendosur në Paris, propozon për herë të parë në Spitalin Pedriatrik të qytetit të tij për të përdorur fagët mbi pacientët më të rënduar. Quhej Feliks d’Herelle, kishte një karakter të keq, por ishte në mënyrën e tij gjenial. Në vitet e Luftës së Madhe, duke punuar në Institutin Pasteur, kishte izoluar këta viruse nga feçet e ushtarëve që ktheheshin nga fronti me dizenteri, që në atë kohë mund të të vriste. Kishte vënë re që fagët (ishte ai që i thërriti kështu) ishin më me shumicë midis atyre që më pas shëroheshin, dhe kishte konkluduar që duhet të kishin një fuqi terapeutike. Drejtori i Spitalit pediatrik pranoi të eksperimentohej kura e re.
Mosha e artë
Në 1 gusht, 11-vjecari Robert K. arrin në repartin infektiv në kushte të dëshpëruar: diarreja e kishte pothuaj dehidratuar e feçet e tij ishin tani vetëm gjak. Të njëjtën mbrëmje D’Herelle e njëzet mjekë të tjerë të spitalit pijnë një solucion me një përqëndrim të lartë të fagëve, pa manifestuar efekte anësore. Në mëngjes kishin lejen të administronin tek fëmija 2cc të të njëjtit preparat, më të holluar. Pak orë më pas Robert filloi të ndjehej më mirë dhe ditën pasardhëse diarreja ndaloi krejtësisht. Në javët në vazhdim katër djem të tjerë u shëruan në të njëjtën mënyrë.
Lajmi u përhap dhe mjekë të tjerë e ndoqën shembullin. Në Universitetin e Leida’s, në Belgjikë, ishin shëruar gjashtë të sëmurë nga abcese të konsideruara të pashërueshme, të provokuar nga stafilokokë; në Strasburg metoda funksionoi mbi tre raste të temperaturës tifoide, por rezultoi negative mbi dy pacientë të tjerë. Në vitet në vazhdim, terapia filloi të jetë e praktikuar edhe në Itali, Spanjë, Hollandë, Suedi, Shtetet e Bashkuara e Brazil. Instituti Pasteur u bë i kërkuar nga mjekë dhe studiues  e nga e gjithë Europa, që donin të mësonin sekretet e virusit që vrasin bakteret; midis tyre, i riu George Eliava, student brilant Gjeorgjian me sjellje të këndshme e tërheqje magnetike. I lëvduar nga media, d’Herelle u bë një hero kombëtar. Prapa kuintave megjithatë kush punonte në spitale e dinte mirë që fagët nuk ishin gjithmonë ata që zgjidhnin punë. Në Berlin për shembull, tentativat për të kuruar dizenterinë nuk kishin sukses; në Vienë, një studim mbi 20 pacientë me infeksione urinare arriti të shëronte vetëm gjashtë prej tyre. Në atë rast, midis të tjerash, ishte vëzhguar shfaqja e baktereve rezistente ndaj fagëve, të kthyer në të pandjeshëm ndaj veprimit të tyre. Në origjinën e dështimeve ishte një vështirësi e faktorit intrinsek, që kalibrohej tek individët e sëmurë e parashikonte që qendrat të dispononin një varietet fagësh të mjaftueshëm për t’iu përgjigjur kërkesave të kujtdo. Dija jo e mjaftueshme e biologjisë së viruseve, përveç kësaj, shtonte gabimet dhe dyshimin. Goditja e fatit arriti në 1934, kur një artikull i publikuar në revistën e specializuar Jama dha gjykimin e vet, duke e shenjuar teknikën si joefikase.
Që nga ky moment spitalet ndaluan ta përdornin, edhe sepse ndërkohë ishin duke arritur antibiotikët që ishin më të thjeshtë për t’u përdorur, kuronin të njëjtat sëmundje të fagëve me një efikasitet patjetër të lartë. D’Herelle, që ndërkohë ishte punësuar nga Universiteti i Yale(USA), vendosi atëherë të transferohet në BRSS-në e Stalinit, një vend unik në të cilin antibiotikët nuk kishin gjetur ndonjë hapësirë dhe terapia e tij vazhdonte të zgjonte interes.
Terapi komuniste.
Destinacioni i parazgjedhur ishte Gjeorgjia, ku ish nxënësi i tij George Eliava, që kish siguruar mbështetjen e Stalinit, kishte themeluar një qendër kërkimesh mbi fagët, të cilën dëshironte ta rriste duke marrë si model Institutin Pasteur të Parisit. Diktatori aprovonte projektin, që do t’u jepte shkëlqim shkencëtarëve të BRSSj, e në 1936 u dha 13 milion rubla për të ndërtuar kompleksin, në një sipërfaqe prej 17 hektarësh. Në muajt pasues megjithatë era ndryshoi. Ndoshta për sjelljen e tij shumë të hapur ndaj Perëndimit, ose kush e di përse tjetër, Eliava u armiqësua me Lavrentij Berijan, atëherë shef i policisë sekrete e sekretar i partisë komuniste në Gjeorgji. I akuzuar për konspiracion e spiunazh, u shpall “armik i popullit” dhe u pushkatua në muajt e parë të 1937-ës. D’Herelle që në atë moment gjendej në Francë, nuk u kthye më në Gjeorgji. Kolegët e Eliavës arritën megjithatë të siguronin që Insituti mbi fagët të rritej, edhe pse në një shkallë të vogël krahasuar me planet fillestare. Por njëlloj, për disa vjet, kërkimi u spostua në qendra të tjera, në veçanti në Moskë. Në dy eksperimentime të ndryshme, që përfshinë më shumë sesa dy milionë fëmijë e të paktën 10000 ushtarë, u demonstrua efikasiteti i terapisë kundër dizenterisë dhe gangrenës. Kështu filloi prodhimi i farmaceutikëve të sipërpërmendur, të destinuar më shumë për ushtrinë. Në 22 korrik 1941, kur Hitleri sulmoi Bashkimin Sovjetik, dy ekipe kirurgësh ishin dërguar në front për të provuar mjekimet e për të përdorur fagët. Ilaçet e gjalla u shpërndanë në trupa për të luftuar dizenterinë dhe gangrenën.
Në Tbilisi
Lufta impononte ritme te shpejta në laboratorët dhe për të shfrytëzuar në maksimum çdo burim edhe Insituti i Tbilisit ishte i përfshirë masivisht në prodhim. Rifitoi kështu rolin e tij qëndror, që e mbajti edhe në dekadat pasuese, kur terapitë antibiotike pësuan një moment boshllëku në perden e hekurt, duke i lënë mënjanë – por kurrë ato nuk i zëvendësuan plotësisht  fagët më ekonomikë.
Në vitet 80-të, periudha e zhvillimit maksimal, në qendrën gjeorgjiane punonin 250 kërkues e pothuaj një mijë teknikë, që prodhonin çdo vit 80 milionë tableta vetëm për dizenterinë e për ethen tifoide. Qendra gjeorgjiane furnizonte ushtrinë e shumë spitale, dhe ishte marrë si shembull nga institute të tjera, kryesisht në Poloni por edhe në sendet e tjera të bllokut Sovjetik.
Kthim në Perëndim
Revolucioni i fundit që ka shkundur Evropën Lindore ka qënë edhe ai që ka vendosur kthimin aktual në kërkimin e fagëve. Në fillim të viteve ’90, me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe krizën ekonomike që pasoi, Insitutit George Eliava iu zvogëluan në mënyrë substanciale financimet. Prodhimi ra dhe mjekët e kërkuesit u gjetën pa fonde. Përkundrazi, mundësia e re për të udhëtuar pa limit i shtyu shumë prej tyre të braktisnin Gjeorgjinë e vendet e tjera të ish bllokut sovjetik dhe t’i vijonin studimet e tyre diku tjetër, mbi të gjitha në SHBA. Me interesin e rigjetur për terapitë alternative në antibiotikë, bagazhi i tyre i kompetencave është bërë sot i çmueshëm. E njohin Biologjinë e fagëve si askush tjetër, e janë shpesh të vetmit për të ditur e për të interpretuar studimet në gjuhën ruse të publikuara nga kolegët në epokën e Luftës së Ftohtë. Falë edhe interesave të investitorëve të huaj, Insituti Eliava ka rimarrë sërish kuotim e ka nisur bashkëpunimet me qëndrat e kërkimit në Europë e në SHBA. Nuk është sigurisht një rastësi nëse i pari (e për tani i vetmi) ilaç me bazë fagësh i aprovuar nga FDA, enti që rregullon tregtinë e farmaceutikëve në SHBA, të jetë një shtytje nga gjeorgjiani Alexander Sulakvelidze, që është formuar e ka punuar gjatë pikërisht në Tbilisi. Ka të bëjë me një spërkatës hunde që vret Listeria-n monocitogjene, bakter që mund të prekë mishin duke përcaktuar, në ata që e konsumojnë, infeksione ushqimi ndonjëherë vdekjeprurëse. /Fokus/
Pergatitur ne shqip nga www.bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *