Analiza

KRYEMINISTRI ITALIAN / Një “dishepull” i Makiavelit

RenziNjeriu që ka qenë deri tani kryetar i Bashkisë së Firences nuk ka nevojë të dalë nga pallati ku ka punuar katër vitet e fundit, për t’u gjndur përballë fytyrës së autorit të disa frazave që, përcaktojnë në mënyrë të përsosur karakterin e tij të paduruar. “Më mirë të jesh impulsiv se sa i tërhequr, sepse fati është grua dhe, për ta mbajtur gjithmonë të nënshtruar, është e domosdoshme që ta godasësh e ta përplasësh. Dhe shihet që e lë veten të fitohet më shumë prej këtyre, se sa atyre që veprojnë me mendje të ftohtë. Dhe si gjithmonë, duke qenë grua, është mike e të rinjve, sepse janë më pak të varur, më të ashpër dhe e komandojnë me më shumë guxim”.

Nuk duhet të skandalizoheni nga toni i këtyre fjalëve. Janë shkruajtur pesëqind vite më parë, në 1513 nga Nikolo Makiaveli, i cili kishte zyrën e tij në atë që sot quhet Pallati i Vjetër, dhe që në kohën e tij ishte selia e qeverisë së republikës së Firences. Këto fraza të shkëputura nga “Princi” përshkruajnë më së miri dramën aktuale të politikës italiane dhe protagonistëve të saj: njëri është Matteo Renzi, 39 vjec, i paduruar dhe ambicioz. Tjetri është Enriko Leta, 47 vjec, i ftohtë dhe i rezervuar. Mes tyre është Fati, në formën e një gruaje, nga e cila Renzi, një lexues i rregullt i Makiavelit, ka ditur të përfitojë.

Leta qëndroi në detyrë për dhjetë muaj, aq sa për të larguar nga skena Silvio Berluskonin, 77 vjec, presidenti më jetëgjatë i këshillit të ministrave në 20 vitet e fundit. Duke dëbuar Berluskonin, Leta u kthye për nga objektivi final, por nuk pati kohë të ndryshojë Italinë, e cila vazhdon të jetë identike me vetveten.

 

Pothuajse e pamundur

Ndryshimi është ambicia parësore e Renzit në këtë moment. Kryebashkiaku i Firences, tashmë i mandatuar për Kryeministër, nuk është deputet, nuk ka mandat elektoral dhe as shumicë parlamentare, por mundi të mbështetet në faktin që u zgjodh udhëheqësi i Partisë Demokratike, pasi fitoi zgjedhjet primare. Padurimi e shtyu që të rrëzojë qeverinë me idenë që më vonë të sigurojë një shumicë solide, duke kapërcyer edhe gjeometrinë e pamundur të aleancave dhe marëveshjeve transversale. Renzi zgjodhi një qasje tipike makiaveliane: mund të kish pritur të siguronte mbështetjen elektorale për të qeverisur vendin, por e kuptoi që e kishte pushtetin shumë pranë dhe mjaftonte një shtytje më shumë për ta shtënë në duar.

Ajo e udhëheqësit të PD ka qenë përpjekja e tretë e këtij lloji pas katastrofës: Mario Monti, Enriko Leta dhe Mateo Renzi, secili më i ri nga paraardhësi dhe që të tre politikanë cilësorë, nëse i krahason me Berliskonin, i cili ndërkohë vazhdon të që të gjezdisë në korridoret e pushtetit në përpjekjen për të kushtëzuar jetën politikën në Itali.

Po të kesh parasysh precedentët, të vjen të thuash që Renzi do të jetë vetëm një hallkë tjetër në zinxhirin e instabilitetit, dhe do të bjerë me po atë shpejtësi që u ngjit në majë.

Nëse do që ta shmangë këtë fat dhe të bëjë vërtetë dallim, duhet të realizojë një detyrë pothuajse të pamundur: të udhëheqë një qeveri të qëndrueshme dhe jetëgjatë dhe në të njëjtën kohë në gjendje të reformojë Italinë.

Lluis Bassets

El Pais

Leave a Reply

Back to top button