Analiza

“Avioni u qëllua nga separatistët”/ A po fluturonte avioni në atë zonë për të kursyer karburant? (FOTO)

A do e ndryshojë rrëzimi i avionit të Malaysia Airlines situatën në krizën ukrainase? Kështu pyet një analist i BBC, tashmë që ky incident tragjik është kthyer në lajmin kryesor në çdo media. Avioni me 295 persona në bord u rrëzua ndërsa ishte në një lartësi prej 10 mijë metrash. Pikëpyetjet janë se kush qëlloi mbi avionin. Presidenti ukrainas e ka mohuar me forcë që avioni të jetë rrëzuar nga forcat e qeverisë. Një këshilltar i Ministrisë së Brendshme ukrainase, Anton Herashchenko, thotë se avioni është qëlluar nga separatistët.

Sipas tij, ai është qëlluar nga një raketahedhëse Buk. Disa gazetarë perëndimore kanë parë që rebelët kishin në pronësi një armë të tillë ruse. Madje disa media kanë publikuar foto të kësaj raketahedhëse, e cila mban katër raketa dhe drejtohet nga një radar. Por ka zëra edhe se Ukraina mund ta ketë qëlluar gabimisht avionin. Një ekspert britanik e mbron shumë këtë teori. Si për të shtuar më shumë zërat se avioni u rrëzua nga separatistët pro- rusë, vjen një mesazh në Twitter nga komandanti i rebelëve, Igor Strelkov.Ai shkroi: “U paralajmëruam që të mos fluturoni në qiellin tonë. Dhe ja një video e rrëzimit të zogut, pranë minierës, por larg zonave civile”.

Mesazhi u tij u fshi më vonë. Më herët Ukraina kishte akuzuar Rusinë se po furnizonte me armë moderne rebelët. Jo më kot disa avionë ukrainas janë rrëzuar me lehtësi në këtë zonë. Por në këto kushte, sytë janë mbi Rusinë. Presidenti i këtij vendi, Vladimir Putin, ka nxituar të telefonojë homologun amerikan, Barack Obama për këtë ngjarje. Presidenti i SHBA e ka quajtur një humbje të tmerrshme, ndërsa mendohet se mes viktimave janë edhe 23 amerikanë. Lajmi vjen në ditën kur SHBA dhe BE shpallën të tjera sanksione ndaj Rusisë. Por në planin teknik, shumë njerëz pyesin se përse avioni po fluturonte në një zonë kaq të rrezikshme? Avioni 17- vjeçar u qëllua pavarësisht se kishte një paralajmërim për të mos fluturuar në këtë zonë që prej prillit. Disa ekspertë thonë se avioni ka fluturuar në këtë zonë, ashtu si shumë avionë të tjerë, pasi është një rrugë më e shkurtër. Kështu kursehet karburant dhe para. /TemA/

avio 6 avio 5 avio 4 avio 3 avio 2 avio 1

Leave a Reply

Back to top button