Histori

Kohli-Bushit: “Ne Berlin u thashe: Asgje s’do behej pa amerikanet”

Fall of Berlin Wall, 11/1989.(c) Alexandra Avakian/Contact Press ImagesPJESA II

BISEDAT TELEFONIKE MES PRESIDENTIT TE SHBA DHE KANCELARIT TE RFGJ

SEKRET/9335

SHTEPIA E BARDHE

MEMORANDUM I BISEDES TELEFONIKE

LENDA: Bisedë telefonike me Kancelarin Helmut Kohl të Republikës Federale të Gjermanisë PJESEMARRES: Presidenti

Helmu Kohl, Kancelar

Robert Gates, (rregjistrues i bisedes)

DATA, KOHA DHE VENDI: 10 Nëntor, 1989; 03:29 – 03:47 p.m.; Zyra Ovale

Kancelari Kohl: Reformat në Poloni po ecin përpara. Ata kanë tashmë një qeveri të re me njerëz të mirë. Janë shumë idealistë por kanë shumë pak profesionalizëm. Shumë prej profesionistëve të tyre i kanë kaluar vitet e fundit në burg, që nuk është një vend ku mund të mësosh se si të qeverisësh. Ata janë të angazhuar për demokracinë dhe ekonominë e tregut; ne duhet t’i ndihmojmë. Kërkesa ime është si vijon. Unë sapo i thashë Margaret Thatcherit dhe do t’i them Mitterrandit nesër se ne duhet t’i japim udhëzime përfaqësuesve tanë në FMN, se negociatat me Poloninë duhet të përfundojnë në mënyrë të shpejtuar. Këto negociata nuk janë të këndshme për polakët, por ata janë të vetëdijshëm për nevojën dhe kërkojnë qartësi si dhe kushte të mirëpërcaktuar. Duhet të japim një dorë me qëllim që të arrihet në një marrëveshje deri në fund të nëntorit. Kështu që, ju kërkoj të na ndihmoni. Shkoni dhe bëjeni në interes të popullit. Në lidhje me pjesën tjetër të udhëtimit tim në Poloni, do t’ju them javën tjetër, kur të kthehem. A keni ndonjë pyetje në lidhje me Poloninë?

Presidenti: Nuk kam pyetje. Do të kem shumë interes të të dëgjoj javën tjetër. Jam shumë i interesuar për RDGJ-në.

Kohl: Sapo jam kthyer nga Berlini. Eshtë njësoj si të kesh shkuar në një panair gjigand. Atje është si atmosferë festivali. Kufijtë janë absolutisht të hapur. Në disa pika, ata janë duke rrëzuar praktikisht murin dhe duke ngritur postblloqe të tjerë. Në Postbllokun Charlie, mijëra njerëz janë duke kaluar në të dy drejtimet. Ka shumë njerëz që vijnë këtej për një vizitë dhe shijojnë mënyrën tonë të hapur të jetesës. Mendoj se do të rikthehen në shtëpi sonte. Më duhet t’ju them me maturi se me sa duket, hapja nuk ka shkaktuar një rritje dramatike të numrit dhe lëvizjes së refugjatëve. Ndoshta me kufirin të hapur, njerëzit vetëm venë e vijnë, shohin, vizitojnë e më pas rikthehen në shtëpitë e tyre. Kjo do të funksionojë vetëm nëse RDGJ reformohet, dhe unë kam dyshimet e mia. Krenz do të kryejë reformat, por mendoj se gjithësesi ekzistojnë limite. Një prej këtyre limiteve duket se është sistemi njëpartiak, dhe ky thjeshtë nuk do të funksionojë. Sigurisht, nuk do të funksionojë veçanërisht pa pluralizëm, treg të lirë, sindikata e kështu me radhë. Mund të imagjinoj që kjo të vazhdojë për disa javë – pra që për disa javë, njerëzit do të presin e të shohin nëse reformat do të vijnë, por nëse nuk do të ketë dritë në fund të tunelit, ata do të largohen në mënyrë masive nga RDGJ. Një gjë e tillë do të ishte katastrofë për zhvillimin ekonomik; po largohen njerëz të mirë. Shifrat për këtë vit tregojnë se kanë ardhur 230 mijë vetë. Mosha e tyre mesatare ka qenë diku mes 25 dhe 30 vjeç. Kjo është një katastrofë për Republikën Demokratike Gjermane. Ata janë doktorë, avoketër, specialistë që nuk mund të zëvendësohen. Ata mund të fitojnë më shumë këtu; kjo është një gjë dramatike, një orë historike. Më lejo ta përsëris: Ka patur dy manifestime gjigande në Berlin. Njëri ndodhi përpara Bashkisë së Berlinit, ku ishin të pranishëm shumë poterexhinj të krahut të majtë. Këto janë pamjet që do të shfaqen në televizionet kudo në botë.

I dyti ndodhi në Kurfurstendamm, dhe që u organizua nga miqtë tanë politikë. U zhvillua diku rreth orës 06:30 të pasdites dhe sipas të dhënave, kanë qenë të pranishëm 120 000 – 200 000 vetë. Fryma mbizotëruese ishte optimiste dhe miqësore. Kur unë falënderova amerikanët për rolin e tyre në gjithë këtë, pati shumë duartrokitje. Pa SHBA, kjo ditë nuk do të kish ardhur. Thuaja popullit tënd këtë gjë. Populli i RDGJ në protesta dhe demonstrata ka qenë i sinqertë, dhe jo agresiv. Kjo më bën shumë përshtypje. Nuk ka patur konflikte, ndonëse në Berlinin Lindor, Laipcig dhe në Dresden, qindra mijëra vetë kanë dalë nëpër rrugë. Unë shpresoj që ata do të vazhdojnë të jenë të qetë dhe paqësorë. Ky është raporti im i shkurtër.

Presidenti: Së pari, më lejo të të them se sa shumë e respektojmë mënyrën se si RFGJ e ka përballuar të gjithë këtë situatë. Së dyti, takimi im me Gorbaçovin në fillim të dhjetorit është bërë tashmë edhe më i rëndësishëm. Dua që ne të dy të shpenzojmë kohën e mjaftueshme me telefonata, me qëllim që të kem të plotë mendimet e tua përpara se të takohem me të.

Kohl: Duhet të bisedojmë. Eshtë e rëndësishme.

Presidenti: Do t’i telefonoj Bredit sot ose nesër, për t’i thënë sugjerimet e tua për një përfundim sa më të shpejtë të marrëveshjes së FMN me Poloninë.

Së katërti, dua që njerëzit tanë të vazhdojnë të shmangin retorikën e nxehtë e cila gabimisht mund të shkaktojë probleme.

Kohl: Shumë mirë.

Presidenti: Së pesti, dua që të flas para medias amerikane në lidhje me bisedën tonë, pra që më dhe një raport të plotë, që ti e ke pranuar publikisht rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe që ne të dy ramë dakord të flasim sërish javën tjetër.

Kohl: Shkëlqyeshëm.

Presidenti: Paç fat. Jam shumë krenar për mënyrën si po e përballon këtë problem jashtëzakonisht shumë të vështirë.

Kohl: Faleminderit. Bëji të fala Barbarës.

Presidenti: Jam në Dallas. Bëji gjithashtu të fala Hanalorës.

Kohl: Shumë faleminderit, edhe një herë. Thuaji Barbarës të kursejë paratë, sepse do t’ju dërgoj suxhukë për Krishtlindje.

— Fundi i bisedës telefonike –

vijon

Pershtatur nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button