Histori

DOKUMENTAT / Spiunët e KGB ishin shumë të dehur për të ndihmuar eprorët sovjetikë

DOKUMENTAT spiunet KGBShumica e burrave dhe grave të cilët i kanë dhënë sekrete Moskës ishin të paaftë. Burgess dhe Maclean, pjesë e grupit të spiunëve të rekrutuar nga KGB-ja në Kembrixh, mbahen mend në Britani si tradhtarë të suksesshëm, por hapja e dosjeve tregon se mjeshtrat-spiunë në Moskë i konsideronin ata si pijanecë jo të vlefshëm për t’u besuar

Jack Malvern

Shumica prej nesh i mendojnë disa prej spiunëve më famëkeqë të Rusisë, sikur janë shembujt perfekt të spiunazhit. Megjithatë, janë ide krejt pa vend, sipas dosjeve të sapopublikuara të KGB-së, ku përshkruhet se si dy nga pesë pijanecët kronikë të Kembrixhit dhe spiunia më e fundit, Anna Chapman, ishin thjesht “jo shumë të mirë “.

Dokumentet e kontrabanduara në Britani nga Vasili Mitrokhin në vitin 1992 tregojnë se Guy Burgess dhe Donald Maclean, dy prej tradhëtarëve më të mëdhenj në historinë e spiunazhit Britanik, ishin agjentët më pijanecë sovjetikë që kanë vepruar në Britani.

Burgess dhe Maclean, pjesë e grupit të spiunëve të rekrutuar nga KGB-ja në Kembrixh, mbahen mend në Britani si tradhtarë të suksesshëm, por hapja e dosjeve tregon se mjeshtrat-spiunë në Moskë i konsideronin ata si pijanecë jo të vlefshëm për t’u besuar.

Arkivi i Mitrokhin ka qenë subjekti i dy librave nga Christopher Andrew, historiani zyrtar i shërbimit të sigurimit, por materialet janë ruajtur të mbyllur deri më sot, dhe tani janë vënë në dispozicion për publikun në universitetin ku ishin rekrutuar Burgess dhe Maclean.

Profesor Andrew tha se dosjet treguan se spiunazhi kishte qenë gjithmonë i mbushur me paaftësi dhe personazhe plot me të meta. “E lashë këtë jashtë nga libri im gjithë ato vite më parë, por tani është zyrtare: Guy Burgess pinte më shumë se sa Donald Maclean. Ne kurrë nuk kemi pasur një regjistrim të vlefshëm të krahasueshem më parë. Unë mendoj se Burgess mban rekordin britanik [për dehje] nga një agjent sovjetik”.

Një pasazh i shkurtër, i cili ishte varrosur në mesin e më shumë se 100 faqeve të inteligjencës e përshkruan Burgessin si një njeri “vazhdimisht nën ndikimin e alkoolit”. Raporti, në rusisht, rrëfen se si ai i dehur rrezikonte duke ekspozuar identitetin e tij të dyfishtë.

Svetlana Lokhova, një eksperte për historinë Ruse të zbulimit, e cila përktheu dokumentet, tha se Mitrokhin kopjoi një raport të takimit të Burgessit me një agjent sovjetik. “Njëherë duke dalë nga nga një pub, ai rrëzoi në trotuar një nga dosjet e dokumenteve që kishte marrë nga Zyra e Punëve të Jashtme, pasi kish bërë kontakt vizual me kontrolluesin e tij sovjetik,” tha zonja Lokhova. “Mitrokhini përshkruan në terma jo-komplimentues të dy, Burgessin dhe Macleanin, kur i referohet zakoneve të tyre të të pirit dhe jetën seksuale. Maclean duket të jetë më shumë një pijanec qejfli, i cili do të bënte gabime spektakolare ndërsa ishte i dehur, të tilla si zbulimi para të dashurës se punonte për sovjetikët. “Të dy ishin të sikletshëm, sipas Mitrokhin, i cili vdiq në vitin 2004”.

“Si rezultat asnjëri prej tyre nuk mund të besohej plotësisht,” tha zonja Lokhova. “Në fakt sovjetikët kishin gjithmonë dyshime per Pesëshen [e Kembrixhit] (e cila përfshinte Anthony Blunt, John Cairncross dhe Kim Philby, një zyrtar i lartë i MI6). Pavarësisht 18.000 dokumentave të furnizuara nga spiunët në vitet 1941-45, ata ishin konsideruar agjentë të mundshëm të dyfishtë. Sovjetikët nuk mund të besonin se britanikët do të lejonin rrjedhje të tilla. ”

Arkivi gjithashtu jep detaje të Melita Norwood, gruaja e ekspozuar nga The Times si “spiune e cila hyri nga Co-op” kur ajo serializoi librin e Profesorit Andrew. Norwood-it i është dhënë një vlerësim më i lartë sesa Philbyt nga KGB-ja, për sekretet që ajo kaloi duke punuar për Shoqërinë Britanike të Kërkimeve të Metaleve Johekurmbajtëse.

Materiale të publikuara në Arkivin Churchill në Kembrixh tregojnë se si metodat e përdorura nga Bashkimi Sovjetik vazhduan të përdoren në Rusinë pas sovjetike. Profesori Andrew tha se Mitrokhini siguroi informacion mbi “ilegalët” – spiunë të cilët ishin trajnuar në Moskë për të kaluar si të huaj dhe të dërguar jashtë shtetit me identitete të rreme. Ai tha se dhjetë agjentët rusë të dëbuar nga Amerika në vitin 2010, duke përfshirë Chapmanin, ishin shembuj të një programi që filloi në vitin 1930. “Anna Chapman është më pak ilegale se shumica për shkak se ajo përdori emrin e saj. Ka një imazh absolutisht të mrekullueshm që FBI publikoi që tregon dorëzimin e kompjuterit të saj të koduar tek një “zyrtar i KGB-së”, i cili ishte në fakt një oficer i FBI-së. Pra, ajo nuk ishte shumë e mirë. ”

Megjithatë, në kundërshtim me imazhin e paraqitur nga dramat televizive të tilla si “Amerikanët”, ilegalët nuk janë përdorur për të depërtuar shërbimet e sigurisë perëndimore, por grupet disidente në Bllokun Lindor.

Përshtatur ne shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button