Sport

Historia një ndeshjeje fantazëm, e luajtur pa ekip kundërshtar

Historia një ndeshjeje fantazëm të luajtur pa ekip kundërshtarAsnjë futbollist në botë, në çfarëdo kategorie pakashumë prestigjioze qoftë ajo që militon, mund të urojë që të luaje dhe deri të shënojë gol kundër asnjë kundërshtari. Një eventualitet që fatkeqësisht në historinë e futbollit është verifikuar në një skenar makabër dhe një rrethanë të padurueshme për protagonistët e pafajshëm të tij.

Me 11 shtator të vitit 1973 me një grusht shteti të dhunshëm dhe një represion mjaft të ashpër, Gjenerali Augusto Pinochet shkelmoi nga pushteti i qeverisë së Kilit Salvador Allende, i cili kishte qenë zgjedhur me një konsensus të madh në krye të Partisë Unidad Popular. Në harkun e pak javëve, vendi i gëzuar, i gjallë dhe spektakolar i Kilit u transformua në një tokë masakrash të padëgjuara, vrasjesh, torturash dhe të çdo lloj shtypjeje. Qeveritë e vendeve të mëdha europiane tentuan në njëfarë mënyre që ta mosmiratonin atë që po ndodhte në Santiago e përreth, por ishte gjithçka krejtësisht e kotë. Pinochet vazhdoi me dhunën e tij të padëgjuar dhe, siç pothuajse gjithmonë në një grusht shteti, pas dyzimeve fillestare, gjithçka u fut më pas në përditshmërinë absolute të gjërave.

Në një skenar të kësaj natyre, kombëtarja kiliane e futbollit u gjend me 21 nëntor të 1973 për të luajtur ndeshjen e kthimit për hyrjen në fazën finale të Kupës së Botës në Gjermani në vitin 1974 kundër Bashkimit Sovjetik. Në eliminatore jugamerikane andeanët kishin eliminuar Perunë dhe më pas në ndeshjen e vajtjes kishin siguruar një barazim të çmuar me rrjeta të paprekura në Moskë në një mbrëmje mjaft të ftohtë. Në Santiago del Cile të zotët e shtëpisë do të duhej të menaxhonin kështu një mundësi të madhe për prerjen e biletës drejt Gjermanisë. Ndeshja ishte programuar që të luhej me 21 nëntor në Estadio Nacional të Santiago del Cile, por Bashkimi Sovjetik, i skandalizuar nga sa ndodhte në territorin kilian midis vrasjeve, torturave dhe të burgosurve politikë, i kërkoi FIFA-s që ta luante ndeshjen në një fushë neutrale, por pas refuzimit meskin të kësaj të fundit, hoqi dorë me bujë, por me nder, nga udhëtimi i saj për në Kili. Në mënyrë haluçinante, FIFA nuk bëri asgjë për ta shmangur një skandal të ngjashëm dhe të kontribuojë në dënimin e një prej diktaturave ushtarake më gjakatare në histori. Praktikisht sovjetikët refuzonin që të shkonin të luanin në Estadio Nacional, i cili ishte përdorur si një kamp për të mbajtur të burgosurit e shumtë politike dhe disidentët e regjimit të Pinochet. Në dhomat e zhveshjes së stadiumit kryheshin torturat dhe në bodrumet e tij masakrat e trupave dhe të identiteteve që nuk u gjetën më kurrë. Kur u vendos data e ndeshjes së kthimit kundër Bashkimit Sovjetik, fusha e lojës e Estadio Nacional u pastrua me ngut nga urina, nga gjaku dhe të vjellat e burgosurve të mjerë kilianë.

Por farsa mori përmasa akoma dhe më shumë absurde dhe makabre, për faktin që ushtarakët e Pinochet i imponuan federatës futbollistike kiliane që ta zhvillonin gjithsesi atë ndeshje, edhe pa kundërshtarët e asaj dite. Një vendim që i mbulonte me turp dhe me tallje futbollistët e Kilit, me vetëdijet e tij jo vetëm futbollistë, por mbi të gjitha qënie njerëzore. Trajneri Luis Alamòs ua komunikoi lojtarëve të tij këtë vendim të turpshëm dhe u shpjegoi atyre se në aksionin e lojës do të duhej të merrte pjesë e gjithë skuadra, ndërsa golin vendimtar do të duhej ta shënonte kapiteni i atij formacioni, Francisco Valdès. Një rrëfim i tmerrshëm, ashtu siç do ta divulgonte në largësinë e më shumë se 20 viteve sulmuesi i asaj kombëtareje kiliane Carlos Caszely: “Kombëtarja jonë do të zbriste njëlloj në fushë e vetme dhe në përfundim të një aksioni në të cilin të gjithë lojtarët e skuadrës do të duhej ta preknin topin, njëri prej nesh do të duhej të shënonte në portën bosh. Pastaj do të bëhej një miqësore kundër Santos, por apogjeu i ditës do të duhej të ishte ajo pantonimë absurde. Kur me thanë nuk doja ta besoja. Por me kalimin e ditëve kuptova se gjithçka ishte e vërtetë dhe atëhere filloi kriza ime. Tashmë i jetoja keq ato ditë duke e ditur atë që ndodhte përreth meje, duke e ditur se shumë miq të mi qenë sjellë në atë stadium dhe pastaj torturuar e vrarë; e ndjeja veten një copë frikacak, më vinte turp ta vazhdoja jetën time sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërsa përreth meje ndodhte ajo që ndodhte. Por ju mund ta imagjinoni se çfarë atmosfere ekzistonte në ato ditë në vendin tim. Një atmosferë frike, e prekje frikën, ndesheshe me të do herë që lëvizje, që ngrije kokën, që ngrije një vetull. Duhej shumë kurajo për ta mundur gjithë atë frikë dhe unë nuk e kisha të gjithë atë kurajo”.

Carlos Caszely ishte dhe është një prej futbollistëve më të mirë në historinë e Kilit. Sulmues i skuadrës më të famshme dhe më të titulluar të vendit si puna e Colo Colo, do të kishte më pas edhe përvoja në Spanjë, me fanellat e Levante dhe Espanyol, si dhe në Ekuador. Nuk i kishte fshehur asnjëherë idetë e tij politike dhe prandaj shfaqej haptazi si i majtë, duke mbështetur Unidad Popular dhe vetë Salvador Allende. “Por asnjeri nuk më bëri asgjë, pavarësisht gjithçkaje. Isha shumë i famshëm që ata frikacakë të kishin kurajën për të më prekur”. Vetë Carlos mendoi se detyra e shtyrjes së topit në atë portë trishtueshmërisht bosh do t’i takonte atij. Edhe pse regjimit do të mund të hakmerrej ndaj antipatisë politike të pandëshkuar të futbollistit. Në fakt, regjimi e tregoi “goleador”-in e ditës tek kapiteni Francisco Valdès, kapiten i kombëtares dhe flamur edhe ai i Colo Colo. “I gjori Francisco, – vazhdoi Carlos Caszely, – Bir punëtorësh, militant i majtë i përjetshëm, kur trajneri i komunikoi atë, e pashë që të zbardhej në fytyrë”. I gjori Francisco Valdès u detyrua që të nënshkruajë golin më të trishtuar të historisë. Mesfushori i Colo Colo kishte namin e njërit prej futbollistëve më përfaqësues dhe më të dashur të vendit. Kishte milituar edhe me Union Espanola, Deportivo Antofagasta dhe Desportes Arica. Megjithatë, pikërisht me mikun e shumë betejave Caszely kishte njohur një faqe shumë të bukur të karrierës së tij. Në fakt, pikërisht në atë vit të mallkuar 1973 Colo Colo arriti për herë të parë në historinë e saj në finalen e prestigjiozes Copa Libertadores.

Kurrë më parë një skuadër kiliane kishte arritur deri aty. Por në finale kundërshtari ishte shumë e forta Independiente e Avellaneda, kampione në fuqi. Në Argjentinë Colo Colo barazoi 1 me 1, pasi kishte kaluar e para në avantazh, ndërsa në Santiago barazoi 0 me 0. rregulli, që nuk ishte si ai europian për golin e dyfishtë në ndeshjet jashtë, impononte ndeshje të tretë për t’u luajtur në Montevideo. Colo Colo humbi me nder 2 me 1. Goli i barazimit të përkohshëm u shënua pikërisht nga Caszely. Ishim akoma në majin e 1973 dhe askush nuk e imagjinonte akoma më të keqen.

Një arbitër austriak, të cilit nuk i kujtohet emri, mori pjesë në mënyrë aktive dhe bashkëpunëttor në këtë mizanskenë absurde. Bilbili austriak do të kishte mundur ta shmangte gjithçka duke mos e nisur këtë ndeshje fantazëm ose duke mos u paraqitur në Santiago të Kilit. Në realitet nuk ndodhi kështu. Të gjithë menduan që të merrnin pjesë në atë sublimim të trishtuar të pabesueshëm të regjimit, deri edhe tifozët që mbushën sa nuk kish ku të shkonte më shkallët e Estadio Nacional. Shpalosja e flamujve, koret nxitëse në atë që kishte qenë një teatër mizorishë të vërtetë, por çfarë kishin për të festuar ata njerëz, mendoi i dëshpëruar vetë Caszely. Gjatë të gjitha orëve që i paraprinë kësaj farse, sulmuesi i Colo Colo kishte menduar sesi ta shmangte atë figurë qesharake. Një mënyrë ekzistonte, ndoshta ajo e gjuajtjes jashtë vijave kufizuese e topit përpara se ai t’i shkonte të shkretit Francisco Valdès. Por nevojitej shumë, shumë kurajë dhe atë ditë, me të drejtë, Caszely nuk ia ndjeu që të ndeshej me një përballje të tillë.

Kthimi në dhomat e zhveshjes pas farsës qe traumatik për të gjithë. Futbollistët pësuan të gjithë ndonjë lloj sëmundjeje, Valdès vrapoi drejt banjës për të vjellë. Vetë ai i shkroi disa vjet më vonë, për saktësi në vitin 1993, një letër mallëngjyese poetit më të madh të Kilit Pablo Neruda, në të cilën i rrëfente ankthin dhe traumën e atij ekzibicioni absurd: “Ju shkruaj për të hequr një peshë të madhe nga vetëdija, janë pothuajse 20 vjet që e mbaj brenda”.

Estadio Nacional, krenari e Kilit, ishte bërë kamp përqëndrimi i mallkuar i diktaturës së Augusto Pinochet. Sipas vlerësimeve të Kryqit të Kuq, vetëm në 10 ditët e para e grushtit të shtetit në terrenin e Estadio Nacional u internuan më shumë se 7000 persona, të dënuara me çdo lloj torture,  rrahjeje dhe, për pasojë, vrasjesh. Por askush nuk qe në gjendje që të shmangë atë masakër, por akoma më shumë organizmi futbollistik ndërkombëtar që miratoi atë lloj fiksioni futbollistik haluçinant, që në të njëjtën kohë paraqitej si sistem i papagueshëm propagande për regjimin.

Pjesëmarrja e Kilit në Botërorin e vitit 1974 në Gjermani rezultoi gjithsesi krejtësisht deficitar. Kili humbi me rezultat të ngushtë në Berlin kundër Gjermanisë Perëndimore dhe më pas mori dy barazime me Gjermaninë Lindore dhe Australinë, duke u kthyer menjëherë në shtëpi. Përshtypja është se sikur vetë kilianët kishin provuar ndjenjën e turpit ndaj shijimit të gëzimit për të marrë pjesë në një Botëror futbolli.

Kur u ktheva na Kili nga ai Botëror, u ndjeva pothuajse i lehtësuar”, shtoi Caszely në kthimin e tij nga Berlini. Veç të tjerash pikërisht në atë ndeshje hapëse kundër gjermanëve Kampionë Bote të ardhshëm, Caszely mori kartelë të kuqe të dhënë nga turku Babaxhan. Sulmuesi kilian ishte bërë protagonist i një tentative për të shkelmuar të fortin Berti Vogts. Qe më tepër një akt frustrimi dhe nervozizmi sesa gjë tjetër në një Botëror për t’u harruar. Nga ana tjetër, Caszely nuk ishte përzënë kurrë nga loja gjatë karrierës së tij.

Në fakt, regjimi i Augusto Pinochet mbaroi vetëm në vitin 1988. Një referendum popullor u dha fund abuzimeve dhe torturave të Gjeneralit nga Valparàiso. Pinochet u mbështet në grushtin e shtetit të tij në mënyrë bindëse nga CIA, e cila përfitoi edhe nga miratimi i qeverisë së krijuar nga Nixon, dhe bombardoi me avionë amerikanë pallatin presidencial, në të cilin vdiq sipas të gjitha gjasave vetë Salvador Allende. Në fakt, lidhur me vdekjen e këtij të fundit ekzistojnë versione të ndryshme. Tepër të rëndësishme për amerikanët qenë rezervat minerare, sidomos të bakrit, dhe ato të naftës së kilianëve. Në fakt Allende kishte shtetëzuar kompanitë më të mëdha nxjerrëse të lëndëve të para të vendit dhe institutet me të mëdha kredidhënëse, si dhe ishte rreshtuar në orbitën e Kubës, në optikën e një ringritjeje ekonomike dhe popullore të vendit. Megjithatë, vendit ju desh të përballonte një moment serioz krize ekonomike, që provokoi edhe fraktura vetë Brenda tij. Por natyrisht e gjitha kjo nuk i justifikonet dhunat që pastaj Pinochet vuri në zbatim. Grushti i shtetit rezultoi veçanërisht i dhunshëm, edhe pse qe e vështirë të destabilizohej në një moment të parë supremacia e konsoliduar e Unidad Popular, që për të fituar zgjedhjet ishte mbështetur shumë edhe mbi demokracinë kristiane. Demokracia kiliane ishte e njohur në të gjithë Amerikën e Jugut dhe asnjë nga vendet e tjera të kontinentit do ta priste një përmbysje kaq të fortë të fateve qeveritare. Të dënuarit kilianë nën diktaturën e Pinochet qenë komplesivisht 130000, të paktën në shifra të besueshme dhe të vlerësuara.

Më pas demokracia do të kthehej në Kili, por ka harruar gjithë ato mizoru dhe atë ndeshje fantazëm të trishtuar.

(Nga libri L’altro calcio, storie di football e politica i Vincenzo Paliotto)

Përgatiti per bota.al:

ARMIN TIRANA

Leave a Reply

Back to top button