Histori

Dokumenta të rralla historike

Dokumenta të rralla historike4 korriku është dita kur Kolonitë amerikane në vitin 1776 miratuan Deklaratën e Pavarësisë, duke shpallur zyrtarisht ndarjen e tyre nga Britania e Madhe. Një kopje e rrallë e Deklaratës, e shkruar me dorë nga Thomas Jefferson, ndodhet e ekspozuar në bibliotekën kryesore publike të Nju Jorkut dhe, aty pranë në një tjetër bibliotekë, ndodhet një nga shumë pak kopjet origjinale të tekstit të himnit kombëtar, “Star Spangled Banner”.

Vizitorët vijnë të shohin në bibliotekën publike të Nju Jorkut një version të Deklaratës së Pavarësisë, të shkruar me dorë nga Thomas Jefferson, i cili më vonë u bë presidenti i tretë i Amerikës. Dokumenti është i veçantë edhe për shkak se përmban fjali që që nuk gjenden në deklaratën përfundimtare.

Drejtori i bibliotekës Ann Thornton shpjegon. “Jefferson e shkroi këtë kopje të deklaratës me dorën e tij dhe thekson fjali që nuk janë përfshirë në variantin përfundimtar dhe pjesa ku bëhet fjalë për tregtinë e skllevërve, siç ne e kuptojmë sot, u hoq për të qetësuar kolonitë jugore.”

Jefferson kishte vetë skllevër, por megjithatë e quan këtë tregëti një luftë kundër vetë natyrës njerëzore. Kjo është 1 nga vetëm 11 kopjet e njohur që përmbajnë fjalitë mbi skllavërinë, dhe ato ofrojnë një pasqyrë të veçantë mbi përpjekjet për krijimin e kombit.

Vizitorët bien dakord: “Unë u thashë vajzave se sa i rrallë është shansi për të parë Deklaratën e Pavarësisë. Pra, ne menduam se do të ishte një mundësi e mirë  që të mësojnë për të kaluarën e vendit, thotë një vizitor. Është e qartë se kjo është një pjesë shumë e rëndësishme e historisë.”

Disa blloqe ndërtesash më larg ndodhet biblioteka Morgan. Një nga vetëm 11 kopjet e njohura  të fletës origjinale  të muzikës së himnit amerikan “Star Spangled Banner” ndodhet këtu. Vargjet vijnë nga një poemë e shkruar në vitin 1814 nga Francis Scott Key, por nuk u bë himni kombëtar deri më 1931. Frances Barulich, në bibliotekën Morgan, thotë se ky botim i parë është i veçantë për shkak të një gabimi të thjeshtë.

“Thomas Carr, i cili ishte botues në Baltimore, kërkoi për të përfituar nga suksesi i kësaj pjesë dhe e botoi atë. Por ai u nxitua gjatë shtypit dhe bëri një gabim;  Në vend të shkruante  “Patriotic Song,”  nga nxitimi ai harroi  ‘t’ dhe shkroi ‘PARIOTIC’. Kështu që ju mund ta identifikojë gjithmonë botimin e parë nga ky gabim drejtshkrimi. ”

Por janë të meta të tilla, dhe vargjet plot pasion që i bëjnë këto dokumente pjesë të rëndësishme të zhvillimit të një kombi të ri … dhe të shtojnë një dimension njerëzor përtej mesazheve që vazhdojnë të frymëzojnë. /VOA/

Leave a Reply

Back to top button