Sport

Teknologjia e shekullit 21 rindez rivalitetet e vjetër

Ky nuk është një incident i izoluar në historinë e vonë të Serbisë. Dy vjet më parë, futbollistët e skuadrës së Anglisë U-21 u sulmuan dhe abuzuan, mbi baza racore. Dhe Partizani i Beogradit është aktualisht nën hetim, pasi tifozët shpalosën një banderolë antisemite në ndeshjen e Europa League kundër Totenhemit muajin që kaloi

Paul Kelso
Sky News

xhaka

Braktisja mes kaosit e ndeshjes kualifikuese për Euro 2016 midis Serbisë dhe Shqipërisë, është një kujtesë se kombinimi mes sportit dhe politikës nuk është askund më i paqëndrueshëm se sa në Ballkan.
Në këtë rajon të trazuar, futbolli ka shërbyer shpesh herë si skenë për tensionet e thellë etnikë dhe rajonalë. Dhe kështu ndodhi në Beograd, aty ku u konfirmuan frikërat më të mëdha për vizitën e parë të Shqipërisë në kryeqytetin serb, që nga viti 1968, ndonëse me një kthesë prej shekulli 21.
Mund të mendojmë që arbitri anglez, Martin Atkinson ka qenë i vetëdijshëm për kontekstin politik të ndeshjes, në informacionet lidhur me sigurinë që ka marrë para fillimit të ndeshjes. Por, shumë pak nga përvoja e ish policit duhet ta ketë përgatitur atë për t’i bërë ballë një ndërhyrjeje nga qielli, dhe jo nga shkallët.
Ndërkohë që tifozët shqiptarë ishin ndaluar të vinin në stadium, minihelikopteri i telekomanduar që fluturoi mbi stadium në fundin e pjesës së parë ishte një provokim për shumicën serbe të pranishme aty.
Ai mbante një banderolë ku shfaqej “Shqipëria e Madhe”, përfshirë territorin e diskutuar të Kosovës, ku shumica janë shqiptarë etnikë. Për ta përcuar sa më fort mesazhin, banderola kishte fjalët “Autochthonous”, që përkthehet “vendalinj”.
Ishte më shumë se mjaftueshëm për të ndezur një atmosferë tashmë të tensionuar. Sipas gazetarëve të pranishëm, tifozët serbë kishin thirrur “Kosova-Serbi” përpara fillimit të ndeshjes dhe kishin sharë e fërshëllyer futbollistët shqiptarë gjatë gjithë takimit.
Edhe në kontekstin politik, pak mundësi mbrojtje mund të ketë për humbjen ekontrollit nga futbollistët, e sidomos për forcat e sigurisë që nuk arritën të pengojnë tifozët që sulmuan futbollistët e Shqipërisë.
Ky nuk është një incident i izoluar në historinë e vonë të Serbisë. Dy vjet më parë, futbollistët e skuadrës së Anglisë U-21 u sulmuan dhe abuzuan, mbi baza racore. Dhe Partizani i Beogradit është aktualisht nën hetim, pasi tifozët shpalosën një banderolë antisemite në ndeshjen e Europa League kundër Totenhemit muajin që kaloi.
UEFA do të presë raportet zyrtarë përpara se të vendosë se cfarë duhet të bëjë me këtë incident të fundit, por organi qeverisës që tani gjendet përballë pyetjeve përse u la të zhvillohet ndeshja.
Nuk është e pazakontë të ndërhyhet në cështje politike. Gjibraltari u pranua për kampionatin europian për herë të parë këtë sezon, por u vendos kushti që të mos bjerë në short me Spanjën. Edhe Armenia e Azerbajxhani janë mbajtur larg.
Cështja e Gjibraltarit nuk është asgjë në krahasim me ndarjet e thella dhe të përgjakshme në Europën Lindore, dhe UEFA-s mund t’i duhet të vendosë ta shtrijë më shumë këtë politikë të sajën. Për shembull, në klimën aktuale, a do të mundej Ukraina të luante e sigurtë një ndeshje kundër Rusisë?
Më së afërmi, UEFA duhet të vendosë, nëse mund të riskojë që të lejojë riluajtjen e ndeshjes në Beograd, si dhe atë të kthimit në Shqipëri vitin që vjen. Nëse e bën, siguria do të jetë një sfidë shumë e madhe. Nëse nuk e bën, atëherë do të ketë vendosur një precedent.

PERSHTATUR NE SHQIP NGA www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button