Shkence

Mistere të Tokës që ndoshta s’do i kuptojmë kurrë: 1. Duna që “gllabëron” fëmijë

mount baldyMe një lartësi 37 metra, Mount Baldy është duna e rërës më e madhe në skajin jugor të Liqenit Michigan. Indiana e reklamon këtë vend turistik si “të gjallë’, për arsye se cdo zhvendoset me një apo dy metra. Duna nisi të lëvizë kur vizitorët hoqën barin që e mbante të bashkuar. Nuk është mister: shkaktohet prej erës. Por, ajo që i ka tmerruar edhe shkencëtarët është aftësia e dunës për të “gllabëruar” fëmijët. Në korrik të vitit 2013, 6-vjecari Nathan Ëoessner ra brenda kur krejt papritur, poshtë tij u formua një gropë 3 metra e thellë. U deshën tre orë për ta nxjerrë, fatmirësisht të gjallë. Muajin tjetër u shfaq një gropë e dytë. Xhepat e thellë të ajrit nuk duhet të krijohen në duna rëre, për arsye se supozohet që rëra duhet të mbishë menjëherë cdo lloj boshllëku. “Jemi duke vërejtur një fenomen të ri gjeologjik”, thotë gjeologia Erin Argyilan, e cila po udhëheq një investigim. Ajo po punonte aty pranë ditën kur Nathani ra brenda në gropë dhe është edhe emocionalisht e angazhuar për të gjetur një përgjigje. Ndoshta duna mund të ketë mbuluar pemë, të cilat kalben dhe krijojnë gropat. Dikur, në dunë janë bërë gërmime për të nxjerrë rërë dhe për ta përdorur për prodhim qelqi, kështu që fenomeni mund të jetë shkaktuar edhe prej njeriut. Por ndërkohë, duna është hsumë pranë publikut.

Leave a Reply

Back to top button