Analiza

XXX Files në Vatikan

++ Wesolowski: arresto abusi e materiale pedopornografico ++

Eshtë një galeri tmerri ajo që është gjetur në kompjuterin e Jozef Vezolovskit, arkipeshkvi polak që u arrestua me urdhër të Papa Franceskut për pedofili. Sic tregon Fiorenza Sarzanini për të përditshmen italiane, Corriere della Sera, janë më shumë se 100 mijë dosjet e gjetura në kompjuterin e tij. “Janë mbi njëqind mijë “file” me sfond seksual, të cilave u shtohen më shumë se 45 mijë fotografi të fshira”. Një arkiv i ndarë “në katër vëllime dhe që përmban 130 mijë video dhe më shumë se 86 mijë fotografi” me minorenë: “foto të shkarkuara nga interneti dhe fotografi të vetë viktimave”. Të gjithë këto janë gjetur në kompjuterin e Vatikanit, të tjerat kanë qenë në kompjuterin personal që Vezolovski e përdorte kur lëvizte. POr nuk ka vepruar i vetëm: Dyshimi është që ai bën pjesë në një sistem ndërkombëtar me dimensione të mëdha. Il Corriere shkruan: “Në foto shfaqen djem të vegjël nga 13 në 17 vjec, të poshtëruar përballë objektivit, të marrë lakuriq, të detyruar të kenë marrëdhënie seksuale mes tyre dhe me të rritur. Tani hetimi vazhdon për të gjetur bashkëpunëtorë të tjerë. Personazhe që mund të kenë ndihmuar priftin e lartë që të ngacmojë të miturit dhe që mund të kenë marrë pjesë në takimet me drita të kuqe… Sepse ekziston dyshimi që Vezolovski të jetë futur në një rrjet ndërkombëtar shumë më të madh nga sa ka dalë deri tani.
Monsinjor Vezolovski ishte hsumë i rregullt në menaxhimin e arkivit të tij, të ndarë me zhanre, me dhjetëra file ku vajza të vogla janë protagoniste të filmimeve erotikë, por “prirja ishte për meshkuj”.
Akuza nxjerr në dukje “aftësinë e vecantë të të akuzuarit për të përdorur instrumentat elektronikë. Hetuesit janë të bindur se Francisco Javier Occi Reyes, dhjaku i arrestuar nga policia dominikane në qershor 2013 dhe që më pas denoncoi Vezolovskin tek hierarkitë e Vatikanit me një letër, është thjeshtë një ushtar në një lojë shumë më të madhe.
Vezolovski është justifikuar duke thënë se “mund ta sqaroj pozicionin tim e të shpjegoj gabimin”. Për momentin, duhet të bëjë llogaritë edhe me akuzën se ka shkelur “rëndë detyrat e tij, aq sa i ka bërë një dëm imazhit të Shtetit dhe Selisë së Shenjtë”.
bota.al

Leave a Reply

Back to top button