Uncategorized

Një në pesë nga të mbijetuarit e Covid-19 mund të përballen me probleme afatgjata

Po shohim një rritje të provave se ata që janë rikuperuar nga Covid-19 kanë mbetur me probleme shëndetësore afatgjata nga virusi ky është një “shkak shqetësimi”, sipas ekspertes të shëndetit publik Linda Bauld.

Profesori i Universitetit të Edinburgut i tha BBC se një në pesë persona që shërohen nga sëmundja fillestare po vuajnë nga efektet e sëmundjes javë më pas. “Është absolutisht e qartë se teksa lëvizim përmes kësaj pandemie më shumë njerëz që kanë dalë nga spitali po shfaqin komplikime të tjera dhe unë mendoj se duhet të jemi të gatshëm për faktin se do të ketë pasoja afatgjata, qoftë në rrugët e frymëmarrjes apo në sistemin e qarkullimit të gjakut ”, thotë ajo. Si me shumicën e rasteve të vdekjeve, ndikimi më i madh është tek personat mbi 75 vjeç, ajo sugjeron se mund të prekë edhe personat e moshës së mesme, veçanërisht nëse ato kanë komplikime të tjera si mbipesha.

Prof Bauld thotë se aftësia e mushkërive, sistemi imunitar dhe zemra mund të pësojnë dëme afatgjata, ndërsa mpiksja e gjakut është një ndërlikim tjetër që del nga Covid-19.  BBC / bota.al

Leave a Reply

Back to top button