Covid19

G20 premton $21 miliard për të luftuar koronavirusin

Grupi i 20 ekonomive më të pasura dhe të zhvilluara në botë kanë premtuar më shumë se 21 miliard dollarë për të luftuar koronavirusin.

“G20, me vendet e ftuara, ka koordinuar përpjekjet globale për të mbështetur luftën kundër pandemisë së COVID-19. Deri më tani, anëtarët e G20 dhe vendet e ftuara kanë premtuar mbi 21 miliardë dollarë amerikanë për të mbështetur fondet në shëndetin global,” tha grupi në nje deklarate. Në deklaratë thuhej se paratë do të shkonin për diagnostikimet, krijimin e një vaksine dhe hulumtime. Në prill, grupi u bëri thirrje të gjitha vendeve, organizatave joqeveritare, filantropive dhe sektorit privat të ndihmojnë në mbylljen e një hendeku financiarë të vlerësuar në mbi 8 miliardë dollarë për të luftuar pandeminë e COVID-19.

Arabia Saudite, drejtuesja aktuale e G20 është zotuar se do të japë mbi 500 milion dollarë për të mbështetur përpjekjet globale për të luftuar pandeminë. 150 milion dollarë do të shkojnë për Koalicionin për Përgatitjen Epidemike dhe Inovacionin, 150 milion dollarë Aleancës Globale për Vaksina dhe Imunizime, dhe 200 milion dollarë për organizatat dhe programet e tjera shëndetësore.

Të paktën 391,108 njerëz kanë vdekur në të gjithë botën nga COVID-19 dhe më shumë se 6.68 milion njerëz janë infektuar nga koronavirusi, pas shpërthimit që filloi në Wuhan, Kinë, në fillim të dhjetorit. France 24 / bota.al

Leave a Reply

Back to top button