Covid19

Masat anti Covid-19 që do duhet të ndiqni në aeroporte pasi të rihapen

Aeroportet e Glasgow dhe Aberdeen do t’iu kërkojnë pasagjerëve të kenë me vete maska për fytyrën kur fluturimet kryesore të rifillojnë këtë muaj.
AGS Aeroportet ka prezantuar masat e sigurisë duke përfshirë edhe një produkt që vret mikrobet dhe zgjat 30 ditë në sipërfaqe të tilla si tabaka apo vendet e check-in.
Ekranet mbrojtëse do të instalohen në sallat e kontrollit dhe sigurisë.
Stafi do të veshë pajisje mbrojtëse dhe udhëtarëve gjithashtu do t’u kërkohet të ruajnë distancën fizike.
Kushdo që shfaq simptoma të koronavirusit, do t’i kërkohet të mos udhëtojë në aeroporte.
AGS, i cili gjithashtu zotëron Aeroportin e Southampton, tha se do të zhvillohet një regjim i përmirësuar i pastrimit.

Produkt anti-mikrobik

Kjo përfshin përdorimin e makinave elektrosferike fogging që mund ti dezinfektojë sipërfaqet brenda dy minutave dhe një produkt anti-mikrob që besohet se do të jetë 99.9% efektiv ndaj Covid-19.
Stacionet e vetë-pastrimit do të jenë të disponueshme për karrocat në sallat e bagazheve.

Derek Provan, shefi ekzekutiv i Aeroporteve AGS, tha: “Teksa masat e bllokimit fillojnë të lehtësohen dhe linjat ajrore fillojnë të konfirmojnë planet për të rifilluar fluturimet, është e rëndësishme që ne të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbajtur aeroportet tona të pastra dhe të sigurta për stafin tonë dhe për pasagjerët tonë. “Këto masa, të cilat janë të vendosura në të tre aeroportet tona, do të sigurojnë që të ndihmojmë njëri-tjetrin të udhëtojë me siguri nëpër terminalet tona në një kohë kur ne jemi duke punuar për të bërë që vendi ynë dhe ekonomia të lëvizin përsëri.”  BBC / bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button