Uncategorized

Franca e vendos ‘nën kontroll’ Covid-19

Pandemia e Covid-19 tani është “nën kontroll” në Francë, tha të premten kreu i këshillit këshillimor shkencor të qeverisë, pasi vendi hoqi me kujdes bllokimin e vendosur në mars.

“Mund të themi në mënyrë të arsyeshme se virusi është aktualisht nën kontroll,”  tha Jean-François Delfraissy për radion France Inter. “Virusi ende qarkullon, në disa rajone të veçanta … por ai po qarkullon ngadalë,” shtoi ai.

Delfraissy, një imunolog dhe kolegët e tij u emëruan në panelin këshillues të koronavirusit pasi autoritetet kërkuan të përmbajnë shpërthimin që ka vrarë mbi 29,000 njerëz në Francë. Numri i vdekjeve të përditshme ka rënë, megjithatë, të enjten janë raportuar  44 të prekur nga Ministria e Shëndetësisë. Delfraissy tha se rreth 1.000 raste të reja aktualisht raportoheshin në Francë cdo ditë, nga rreth 80,000 që raportoheshin në fillim të marsit, përpara se të jepeshin urdhrat mbarëkombëtar të qëndrimit në shtëpi dhe mbylljen e bizneseve. Në përmbledhjen e fundit të gjetjeve të botuara të enjten, agjensia shëndetësore Santé Publique France vlerësoi se vendi kishte që nga 2 qershori 151,325 raste të konfirmuara me Covid-19. Por paralajmëroi se në kulmin e shpërthimit, pacientët e dyshuar me koronaviruse nuk u testuan në mënyrë sistematike, domethënë numri aktual i rasteve e tejkalon vlerësimin zyrtar. France 24 / bota.al

Leave a Reply

Back to top button