Uncategorized

Suedia do të lehtësojë kufizimet për udhëtimet brenda vendit

Suedia do të fillojë të lehtësojë kufizimet për udhëtimet brenda vendit, duke deklaruar 13 qershorin si datën që do të lejohen ata që nuk kanë asnjë simptomë të koronavirusit të lëvizin brënda vendit, tha të enjten Kryeministri Stefan Lofven.

“Ky vendim nuk do të thotë se rreziku ka mbaruar,” tha Lofven gjatë një konference për shtyp. “Nuk do të thotë që jeta është kthyer përsëri në normalitet, dhe kufizimet e tjera do të mbesin në fuqi”. “Nëse kurba që tregon të infektuarit rëndë kthehet përsëri, do të ketë kufizime të reja.”

Duke filluar nga 8 qershori, punëtorët sezonalë në bujqësi, pylltari dhe kopshtari nga Bashkimi Evropian do të lejohen të hyjnë në Suedi. CNN / bota.al

Leave a Reply

Back to top button