Ekonomi

Gjermania €130 miliardë paketë stimuluese për të rifilluar ekonominë e goditur nga virusi

Gjermania do të miratojë një paketë stimuluese prej 130 miliardë eurosh (146 miliardë dollarë) për të rifilluar ekonominë e goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit, tha të mërkurën Kancelarja Angela Merkel.

Sipas masave të përshkruara në një dokument prej 15 faqesh, taksa e vlerës së shtuar do të zvogëlohet përkohësisht, familjet do të marrin 300 euro bonuse për secilin fëmijë, ndërsa ata që blejnë vetura elektrike do të përfitojnë 6.000 euro subvencionnnga qeveria.

“Madhësia e paketës do të arrijë në 130 miliardë euro nga viti 2020 deri në vitin 2021, 120 miliardë prej të cilave do të përballohen nga qeveria federale,” tha Merkel. “Ne kemi një paketë për stimulimin ekonomik, një paketë për të ardhmen e vendit dhe përveç kësaj tani po merremi edhe me përgjegjësinë tonë për Evropën dhe dimensionin ndërkombëtar. “Duke vënë në dukje se miliona njerëz në Gjermani po punojnë me orare të shkurtuara pune, Merkel tha se “kjo tregon se sa e brishtë është e gjithë gjëja, dhe pse duhet të kemi sukses t’i japim një shtytje ekonomisë në mënyrë që vendet e punës të sigurohen”.

“Ne kemi nevojë për të dalë nga kjo krizë,” tha Ministri i Financave Olaf Scholz. Nxitja vjen pas paketës masive të shpëtimit prej 1.1 trilionë eurosh, tashmë të rënë dakord në mars nga vendet e Bashkimit Evropian, që përfshin garanci kredie, subvencione dhe një program me orare më të shkurtuara për të shmangur shkurtimet e vendeve të punës.  Për të financuar paketën, parlamenti Gjerman ka aprovuar një huamarrje të re, duke shënuar një ndryshim në politikën ekonomike gjermane, duke zgjatur një rregull kushtetues të periudhës së krizës financiare dhe duke kufizuar në mënyrë drastike deficitet e buxhetit. France 25 / bota.al

Leave a Reply

Back to top button