Uncategorized

OBSH akoma e shqetësuar për rritjen e rasteve me Covid-19

Në të gjithë botën ka ende disa pika të nxehta të virusit që po shkaktonë shqetësime, tha një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetit gjatë mbrëmjes së kaluar në Hall Town Global të CNN.

OBSH po vëzhgon me vëmendje të madhe rritjen e numrit të rasteve me koronavirus në Rusi, Afrikë, Amerikë, në disa vende në Azinë e Jugut dhe në disa vende të tjera në Evropë, tha Maria Van Kerkhove, udhëheqësia teknike për menaxhimin e situatës së koronavirusit të OBSH-së. Ne e kemi thënë edhe më parë dhe do ta themi përsëri: Vendosja e një maskë është ende një ndër mbrojtjet tuaja më të mira kundër koronavirusit. Një studim i publikuar dje nga BMJ Global Health ka sugjeruar që të vendosni maska osë ta mbuloni fytyrën edhe në shtëpi. Sipas hulumtimit nëse një person do të kishte vendosur maskë para se të shfaqte shenja se ishte i sëmurë, do ishte 79% më efektiv në zvogëlimin e transmetimit.

Sipas studimit u vërtetua se maska ishte efektive edhe në shtëpi përpara se një anëtar i familjes të shfaqte simptoma. Studimi gjithashtu  zbuloi se hapja e dritareve dhe dezinfektimi i sipërfaqeve të përbashkëta dukej se ulnin ndjeshëm rrezikun e kalimit të virusit te anëtarët e familjes, madje edhe në shtëpi ku jetojnë shumë njerëz.  CNN / bota.al

Leave a Reply

Back to top button