Covid19

Bilanci: Mbi 6 milion të infektuar nga COVID-19 në botë

Koronavirusi vazhdon akoma ta mbajë pezull botën me numrin e të infektuarve dhe viktimave që shkakton çdo ditë. Por duhet thënë se ritmi është ngadalësuar në krahasim me muajin e parë të përhapjes së virusit.

Sot numri i personave të infektuar me Covid-19 në të gjithë botën ka arritur shifrën 6,120,740.

Vendi më i goditur vazhdon të jetë SHBA-ja që numëron më shumë se 1.7 milionë persona pozitivë me Covid-19 dhe 104 115 viktima, e ndjekur nga Brazili, Rusia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ndërkohë numri i viktimave nga koronavirusi në mbarë globin deri tashmë ka shkuar në 369 328 individë.

Kujtojmë se në Shqipëri janë konfirmuar 1137 të infektuar dhe 33 viktima.  /Bota.al/

 

 

Leave a Reply

Back to top button