Covid19

SHBA, protestat mund të sjellin shpërthim të rasteve me COVID-19

Protestat mbarëkombëtare të shkaktuara nga vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd, mund të sjellin një shpërthim të rasteve të reja me COVID-19 në SHBA.

Protestat që nisën si paqësore, por përfunduan në trazira të forta, janë kthyer papritur në një fole të mundshme të gëlimit të koronavirusit duke rrezikuar jetët e njerëzve.

Edhe pse në fotografitë që kanë bërë xhiron e botës, duket një pjesë e protestuesve me maska, shumica i kanë shmangur ato. Distanca fizike është e vështirë të ruhet në kushte normale, por në protestë është pothuajse e pamundur.

Melanie Campbell, presidente e Koalicionit Kombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njerëzve me ngjyrë, deklaroi se komuniteti afrikano-amerikan po rrezikon jetët e tyre teksa protestojnë për drejtësi. Sipas saj edhe pse rreziku është i madh, nuk ka një kohë të duhur për të luftuar.

“Njerëzit po rrezikojnë jetën e tyre duke protestuar në mes të një pandemie vdekjeprurëse. Është e vërtetë,” tha ajo, ndërsa shtoi: Nuk ka kohë të përshtatshme për të luftuar, tani erdhi dhe tani do të përgjigjemi.

Kryetari i bashkisë së Minneapolis, ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë,  Jacob Frey tha se aktualisht vendi po haste në dy kriza të mbivendosura mbi njëra-tjetrën që e kanë bërë situatën të dhimbshme dhe të vështirë për t’u përballuar.

Ekspertët amerikanë të shëndetit kanë frikë se bartësit e virusit të cilët nuk shfaqin simptoma nuk mund të infektojnë padashur të tjerët në protesta ku distancimi shoqëror është një sfidë e paarritshme./USA Today-Bota.al/

Leave a Reply

Back to top button