Uncategorized

‘Jeta nuk duhet të ndjehet më normale’

“Jeta duhet të ndjehet pak më pak e kufizuar, por nuk duhet të ndjehet normale”, thotë Sekretarja e Shëndetësisë Jeane Freeman teksa i bëri thirrje publikut të dëgjojë këshillat për lehtësimin gradual të masave të bllokimit.

Ajo pranon se ka pasur “shumë takime të shumëpritura në ambientet e jashtme” këtë fundjavë dhe ato do të kenë sjellë “gëzim për shumë njerëz”.
Sidoqoftë, zonja Freeman na rikujton se këshilla kryesore vazhdonë të jetë “qëndroni në shtëpi”, duke shpjeguar se arsyet për të dalë jashtë janë “përjashtime, jo normë”.

Ajo na kujton udhëzimet e fundit për takimin me njerëzit nga familjet e tjera, thekson se të gjitha këshillat e higjienës mbeten po aq të rëndësishme dhe kërkon që ambientet e vogla të mos mbingarkohen. BBC / bota.al

Leave a Reply

Back to top button