Uncategorized

Britania jep dritën jeshile për rikthimin aktivitetit sportiv

Pas një pezullimi gati tre-mujor, të gjithë aktivitet sportive në Britaninë e Madhe mund të rifillojnë nga 1 qershori por pas dyerve të mbyllura me kusht që të përmbushen masat e rrepta të sigurisë, tha qeveria të shtunën.

Asnjë sport i nivelit të lartë nuk është zhvilluar në Britani që nga marsi pasi vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit që ka vrarë më shumë se 38,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar. Në një dokument të botuar të shtunën nga Departamenti për Kulturën, Median dhe Sportin (DCMS), Sekretari i Kulturës Oliver Dowden paraqiti kriteret e rrepta që duhet të përmbushen për të lejuar sportistët elitarë dhe sportistët profesionistë të rifillojnë.

“Pritja ka mbaruar. Sporti i Lartë Britanik së shpejti do të kthehet përsëri në mjedise të sigurta dhe të kontrolluara me kujdes,” tha ai. “Ky udhëzim krijon një kornizë të sigurt për sportet që të rifillojnë garat pas dyerve të mbyllura. Tani i takon sporteve individuale të konfirmojnë se mund t’i plotësojnë këto protokolle dhe të vendosin se kur është e drejtë që ata të rifillojnë.”

Dowden konfirmoi se përgatitjet ishin duke përfunduar që Premier League dhe English League të kthehen në qershor. Aksionerët e Premier League këtë javë ranë dakord për një rikthim, me kusht që të zbatohen të gjitha kërkesat e sigurisë. “Premier League mirëpret njoftimin e qeverisë “, thuhet në deklaratën nga Premier League. “Të gjitha sportet kryesore, përfshirë Premier League, kanë punuar me DCMS për të prodhuar protokollin e fazës së tretë. “Ne kemi planifikuar ta rifillojmë Premier League me 17 qershor, por ka ende shumë punë për të bërë dhe për të siguruar shëndetin e gjithë të përfshirëve.”  France 24 / bota.al

Leave a Reply

Back to top button