Uncategorized

Sa është numri infeksioneve të reja në Mbretërinë e Bashkuar krahasuar me vendet e tjera?

Sekretari i Kulturës në Mbretërinë e Bashkuar Oliver Dowden ka thënë se ka pasur 2,445 infeksione të reja gjatë 24 orëve të fundit, të konfirmuara përmes testimeve.

Pra, teksa Mbretëria e Bashkuar po lehtëson më tej masat e mbylljes, si krahasohen këto numra të rasteve të reja me vendet e tjera evropiane që po relaksojnë kufizimet e tyre?

  • Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë një popullsi të ngjashme, prej rreth 66 milion banorësh, por Franca dje regjistroi vetëm 597 infeksione të reja.
  • Në Itali, një vend me rreth 60 milion, kishte 516 raste të reja.
  • Gjermania, me një popullsi prej 83 milion, publikoi dje një shifër prej 741 infeksionesh të reja.

Zyra e Statistikave Kombëtare e vendos numrin e përditshëm të infeksioneve në Angli në mënyrë të konsiderueshme më të lartë se shifrat ditore të konfirmuar nga testimet. Ai vlerëson, se duke përdorur të dhënat e sondazhit, infeksionet mund të jenë deri në 8,000 në ditë.  BBC / bota.al

Leave a Reply

Back to top button