Covid19

Franca lejon që të rinisin tubimet fetare  

 

Ministria e brendshme franceze njoftoi se Franca do të lejojë rifillimin e tubimeve fetare pas një ndërprerje dy-mujore të shkaktuar nga shpërthimi i COVID-19, por adhuruesit do të duhet të vendosin maska ​​në fytyrë dhe të ndjekin rregullat e distancimit social.

Ministria tha të premten se do të nxirrte një dekret që përcaktonte rregullat e reja për tubimet fetare. Sipas dekretit, një ndalim i tubimeve të vendosura në mars, si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, do të hiqej. Por adhurimi kolektiv do të duhej të rrespektonte disa kushte, duke përfshirë vendosjen e maskave, një distancë prej të paktën një metëri midis adhuruesve dhe larjes së duarve, tha ministria në një deklaratë.

Qeveria franceze hoqi disa nga kufizimet e saj të izolimit në fillim të këtij muaji, por nuk lehtësoi masat e ndalimit për adhurimet kolektive. Kjo shkaktoi ankesa nga grupet e besimeve fetare, të cilat thanë se po trajtoheshin padrejtësisht. Deklarata e ministrisë thoshte se pritej që rihapja e vendeve të adhurimit të rifillonte nga fillimi i qershorit, por që në disa raste grupet e besimeve fetar mund të luteshin së bashku pasi të publikoheshin rregullat e reja, për të cilat u tha se do të publikohen “në orët e ardhshme”.

Myslimanët – të cilët përbëjnë rreth 9% të popullsisë së Francës, sipas një raporti të vitit 2017 nga Qendra Kërkimore Pew –  këtë fundjavë janë duke festuar Fiter Bajramin, festivali që shënon fundin e muajit të shenjtë të agjërimit musliman. France 24 / bota.al

Leave a Reply

Back to top button