Covid19

Spanja proteston kundër masave të izolimit të Covid-19


Mijëra makina, biçikleta dhe motorra dolën nëpër rrugët e Madridit të shtunën si pjesë e një proteste mbarëkombëtare të thirrur nga partia e ekstremit të djathtë Vox kundër bllokimit të vendit nga koronavirusi.

Spanja, e cila vendosi një nga bllokimet më të vështira të Evropës më 14 mars, ka filluar të lehtësojë kufizimet, por Madridi dhe Barcelona kanë mbetur të mbyllura më gjatë për shkak të shpërthimeve më të rënda të koronavirusit. Protestuesit i bënë thirrje kryeministrit Pedro Sanchez dhe Zëvendës Kryeministrin Pablo Iglesias, të socialistëve të qendrës së majtë dhe të koalicionit të majtë Podemos, të hiqnin dorë nga mënyra se si po e trajtojnë krizën e koronavirusit, dhe veçanërisht nga masat e bllokimit pasi po shkaktojnë dëme ndaj ekonomisë dhe humbje të vendeve të punës.

“Ka ardhur koha për të bërë një zhurmë të madhe kundër qeverisë, që ka braktisur të vetëpunësuarit dhe punëtorët tanë.”  tha Vox në një deklaratë.
Drejtuesi i Vox, Santiago Abascal, i cili po drejtonte protestën në Madrid, mbajti një fjalim që u transmetua në EsRadio, në mënyrë që njerëzit ta dëgjonin nga makinat e tyre. Ai tha se qeveria ishte “drejtpërdrejt përgjegjëse për administrimin më të keq në të gjithë planetin të krizës së koronavirusit”.

Sanchez do të mbajë një fjalim më vonë të shtunën që do të transmetohet në televizion.
Protesta kundër bllokimit fillojë në lagjen e pasur të Madridit Salamanca javën e kaluar, ku njerëzit filluan të ndezin enë dhe tigane. E shtuna shënoi protestën e parë të organizuar kundër qeverisë që nga fillimi i pandemisë koronavirus. Vox u bëri thirrje njerëzve të protestojnë në çdo qytet, dhe procesione të ngjashme makinash u zhvilluan në Seville dhe Barcelona. Madridi dhe Barcelona po përgatiten të lehtësojnë masat e tyre nga e hëna pasi infeksionet janë ngadalësuar.

Spanja ka regjistruar 28.628 të vdekur nga COVID-19 dhe 234.824 të infektuar.  France 24 / bota.al

Leave a Reply

Back to top button