Home»Lifestyle»Fëmijët nuk janë tanët, ata i përkasin jetës

Fëmijët nuk janë tanët, ata i përkasin jetës

“Fëmijët e tu nuk janë fëmijët e tu”, thonë vargjet e bukura të Khalil Gibran, të përfshira në veprën e tij Profeti. Gibran sugjeron që edhe nëse ne priremi të mendojmë se ata na përkasin, në realitet, edhe pse janë afër nesh, fëmijët nuk janë pronë e jona. Sepse fëmijët kanë çdo të drejtë të jenë më vete, pavarësisht nga ne prindërit dhe pritshmëritë që ne kemi për ta. Ata janë qenie të mëvetshme, që ne mund t’i mësojmë të fluturojnë pa pretenduar se na ngjajnë ose që të bëhen siç do të donim ne të ishim. Më poshtë, mësimet e çmuara të nxjerra nga vargjet e Khalil Gibranit mbi fëmijët.

Fëmijët tuaj nuk janë fëmijët tuaj

“Fëmijët tuaj nuk janë fëmijët tuaj. Ata janë bijtë dhe vajzat e vetë jetës”, thotë Gibran, duke shpjeguar se ne nuk duhet të bëjmë gabimin të mendojmë për fëmijët tanë, si diçka që na përket neve. Sepse ata i përkasin jetës, dhe ne prindërit duhet ta konsiderojmë veten thjesht si aleatë, detyra e të cilëve është t’i ndihmojmë ata të nisen në fluturim.

Ju i sillni fëmijëët në botë, fëmijë, por nuk i krijoni ato

“Ju i sillni fëmijët në botë, por nuk i krijoni”, sugjeron Gibran në këto vargje, duke përsëritur më tej të njëjtin koncept, domethënë që, pavarësisht se ne i sjellim fëmijët tanë në botë, dhe që ata janë gjaku i gjakut tonë, ne nuk mund t’i krijojmë ato. Ata ekzistojnë tashmë.

Janë pranë nesh, por nuk janë tanët

“Ata janë afër jush, por ato nuk janë gjëja juaj”. Gibran kthehet përsëri, dhe jo për çudi, në këtë pikë të rëndësishme, për të përsëritur që fëmijët nuk na përkasin neve. Ai dëshiron të theksojë se ne nuk mund t’i trajtojmë dhe t’i konsiderojmë ato si pronë, edhe nëse ata ndajnë të njëjtën çati dhe i përkasin familjes tonë.

Fëmijët kanë idetë e tyre

“Ju mund t’u jepni atyre gjithë dashurinë tuaj, por jo idetë tuaja. Sepse ato kanë idetë e tyre”. Në këto vargje Gibran na shpjegon se ne prindërit mund t’ua transmetojmë dashurinë tonë fëmijëve, por nuk mund të bëjmë të njëjtën gjë me idetë. Sepse nuk është e thënë të ndajnë idetë tona, ata mund të kenë të tyret dhe të kenë të drejtë t’i kultivojnë ato.

Shpirti i fëmijëve tanë u përket vetëm atyre

“Ju mund të strehoni trupin e tyre, por jo shpirtin e tyre”, thotë Gibran, duke sugjeruar që edhe nëse, si prindër të fëmijëve tanë, ne e strehojmë trupin e tyre në shtëpitë tona, të njëjtën gjë nuk mund të bëjmë me shpirtin e tyre, pasi ai nuk na përket neve dhe nga ne pritett vetëm që ta respektojmë.

Shpirti i fëmijëve tanë jeton në shtëpinë e së ardhmes

“Sepse shpirti i tyre jeton në shtëpinë e së ardhmes, ku nuk ju takon ju të hyni, madje as në ëndërr”. Në këto vargje Gibran na shpjegon se shpirti i fëmijëve tanë është i paprekshëm, i pakapshëm. Ai jeton jo në shtëpitë tona, ashtu si trupat e tyre, por në shtëpinë e së ardhmes, në të cilën ne prindërit nuk kemi qasje. Gibran na inkurajon të respektojmë esencën e fëmijëve tanë, të mos mendojmë se njohim ata dhe t’i marrim ato si të mirëqenë, thjesht sepse jemi prindërit e tyre. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *