Covid19

Trump pretendon të ketë veshur maskë

Presidenti Trump është duke vizituar një fabrikë automobilesh në Sh.B.A që është konvertuar për të bërë ventilatorë për të luftuar Covid-19.

Duke folur para gazetarëve, ai mbajti një maskë dhe tha që kishte veshur një gjatë turneut të tij, por tani po qëndron në një zonë ku nuk i kërkohet që ta vendosë. Në fillim të kësaj jave, një zëdhënës i kompanisë Ford tha se do ti kërkohej ta bënte këtë, por ai deri më tani nuk është fotografuar asnjëherë që të ketë qenë i veshur me një të tillë.

“Kam veshur një në këtë zonë mbrapa, por nuk doja t’i jepja shtypit kënaqësinë që ta shikonin”, tha Trump, duke shtuar se ai kishte veshur edhe syze.

“Unë u testova këtë mëngjes, kështu që nuk është e nevojshme,” vazhdoi ai.

I pyetur pse drejtuesit e makinave që e shoqërojnë atë janë ende duke e mbajtur një të tillë, ai tha: “Kjo është zgjedhja e tyre”.

Gazetari që udhëtonte me Trump e pyeti ekzekutivin e Ford-it nëse ai mund të konfirmojë që Trump i është thënë se nuk kërkohej maskë në atë pjesë të fabrikës.

Ekzekutivi u shtrëngua dhe tha: “Varet nga ai”.

 

Leave a Reply

Back to top button