Covid19

Sh.B.A urdhëron OBSH-në që të nisë menjëherë hetimin për koronavirusin

“Nuk ka kohë për të humbur”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i bëjnë thirrje Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) se duhet menjëherë të fillojë punën për një hetim mbi burimin e shpërthimit të koronavirusit dhe kronologjinë pasuese të ngjarjeve.

Në një letër drejtuar të premten mbledhjes së bordit ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë, Ndihmës Sekretari i shtetit Amerikan për Shëndetësinë Brett P. Giroir shkroi: “Ndërsa Presidenti Trump sapo i’a bëri të qartë në letrën e tij të 18 majit drejtorit të Përgjithshëm Tedros, se nuk ka kohë për të humbur por duhet të filloni sa më shpejtë me reformat e nevojshme për të siguruar që një pandemi e tillë të mos ndodhë më kurrë. ”

“Ne e përshëndesim thirrjen për një rishikim të paanshëm, të pavarur dhe gjithëpërfshirëse, që do të ndërmerret në konsultim me shtetet anëtare, dhe nxisim që puna të fillojë tani,” shkroi Giroir. Ai tha që një hetim i tillë do duhet të sigurojë që në fundë të dal në konkluzionin se kush ishte “burimi, cila ishte kronologjia e ngjarjeve dhe si u realizua procesi i vendimmarrjes për përgjigjen e OBSH-së ndaj pandemisë COVID-19”.  CNN / bota.al

Leave a Reply

Back to top button