Covid19

Presidenti ukrainas thotë se bllokimi i vendit do hiqet më herët se sa ishte planifikuar

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se mund të ndryshojë planet e saj për të lehtësuar masat e bllokimit më përpara se sa ishte planifikuar, duke parë rënien e rasteve të reja me koronavirusit.

Në një konferencë shtypi që shënoi vitin e tij të parë në detyrë, Zelensky tha që vendi mund të lehtësojë disa masa të cilat do të mundësonin heqjen graduale të izolimit duke përfshirë edhe kufizimet në transportin publik që pritet të rifillojë më herët nga sa pritej. “Ne e kuptojmë se sot ka statistika të mira,” tha ai, sipas një transkriptimi të lëshuar nga administrata presidenciale. “Falë mjekëve tanë, ne kemi mundësin që disa faza të mbarojnë së shpejti”.  Zelensky shtoi se qeveria do të diskutojë mundësinë që nga e premtja të rifillojë transporti publik edhe në periferitë e vendit.  “Ne nuk mund të sigurojmë transport midis rajoneve, sepse ne kemi vetëm gjashtë rajone gati për momentin,” tha ai. “Ne shohim statistika normale pasi numri i pacientëve po zvogëlohet vetëm në këto gjashtë rajone”.

Sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins, Ukraina ka 19.230 raste të regjistruara me koronavirusi nga këto 564 kanë ndërruar jetën. CNN / bota.al

Leave a Reply

Back to top button