Covid19

Trump: ‘Kam rezultuar pozitivisht negativ’

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur para gazetarëve në kur ishte duke shkuar në një tur në një fabrikë automobilistike në Michigan. Ai thotë se ai bëri një test koronavirusi sot, i cili rezultoi “pozitivisht drejt negativit”. Ai tha: “Kam rezultuar shumë pozitivisht në një kuptim tjetër. Kështu që këtë mëngjes, po, testova pozitivisht drejt negativit. “E drejtë, kështu që, unë rezultova në mënyrë të përsosur këtë mëngjes. Do të thotë, unë u testova negativ”.

Trump po viziton më vonë  një fabrikë Ford që po prodhon ventilatorë. Më herët këtë javë një zëdhënës i kompanisë tha që presidentit do t’i kërkohej të mbante një maskë gjatë turit. Trump ende nuk është parë të ketë vendosur një maskë në fytyrë që prej fillimit të shpërthimit. Trump dhe Zëvendës Presidenti Mike Pence kanë bërë teste ditore pasi disa punonjës të Shtëpisë së Bardhë rezultuan pozitive.

Leave a Reply

Back to top button