Home»Covid19»Liderët autoritarë të botës “fryhen”, por janë pa ide

Liderët autoritarë të botës “fryhen”, por janë pa ide

Nga Simon Tisdall

Në të gjithë botën, udhëheqësit autoritarë janë duke shfrytëzuar ose keqpërdorur reagimin ndaj pandemisë, duke vendosur interesin e tyre përpara të mirës publike. Kryesisht janë udhëheqësit meshkuj. Sjellja e tyre shpesh herë është e tmerrshme. Megjithatë a ndajnë udhëheqësit me performancë më të dobët  karakteristikat jofunksionale, përtej ligësisë së thjeshtë? Fiksimi për luftë është një ndër to. Varfëria e imagjinatës është një tjetër. Mungesa e empatisë gjithashtu duket se është një emërues i përbashkët.

Në përgjithësi, udhëheqësit joliberalë që drejtojnë regjimet autoritare dhe besojnë se ata, personalisht, e dinë se cila është më e mira, kanë sjelljen më të keqe dhe më pak efektive. Donald Trump i plotëson të gjitha kriteret për të qenë i tillë. Në lidhje me menaxhimin e krizës së Covid-19 ai është kokëgdhë-ja më i madh nga të gjithë, por sigurisht që ka edhe shumë sfidues të tjerë për titullin botëror.

Për shembull merrni presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdoganin. Ai është akuzuar, njësoj si Trump, për politizimin e krizës, duke ndaluar përpjekjet për mbledhjen e fondeve nga bashkitë e drejtuara nga opozita në Stamboll, Izmir dhe Ankara. Dhe Erdogani hodhi tutje një shans për të nxitur unitetin e kombit kur nga amnistia për të burgosurit u  përjashtuan të burgosurit politikë, gazetarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut.

Rodrigo Duterte minimizoi kërcënimin e Covid-19 në Filipine, por me masa ekstreme, duke urdhëruar policinë dhe ushtrinë të vrisnin ata që nuk respektonin masat.

Udhëheqësi populist i Hungarisë, Viktor Orbán, thotë se pushteti i tij për të sunduar pafund me dekret mund të revokohet. Por kundërshtarët kanë frikë se një parlament i kontrolluar prej tij, nuk mund ta bëjë kurrë këtë.

Disa nga liderët më autoritarë në botë kanë reaguar në mënyrën më të papërgjegjshme. Jair Bolsonaro, presidenti i Brazilit, duket se shpreson, që si Trump, edhe ai mund ta kthejë armiqësinë e të varfërve ndaj bllokimeve që po shkatërrojnë vendet e punës, në avantazh politik.

Udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping, është gjithashtu duke përdorur pandeminë për qëllime politike, siç dëshmohet nga arrestimi i 15 figurave politike pro demokracisë në Hong Kong javën e kaluar.

Por njerëzit e ‘fortë’ nuk e kanë të gjithë rrugën e lirë. Vladimir Putin po shikon teksa rriten rastet e infektimit nga koronavirusi në Rusi dhe çmimi global i naftës, një burim kryesor i parave të Kremlinit, shkon në anën e kundërt. / Guardian- Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *