Covid19

Si do ti ndryshojë koronavirusi marrëdhëniet njerëzore

Hulumtimet dhe studimet e deritanishme sugjerojnë se rreziqet e pandemisë së koronavirusit me shumë gjasa nuk do të zhduken brënda disa muajve, nëse jo edhe më gjatë, dhe ekspertët kanë paralajmëruar se marrëdhëniet njerëzore mund të ndryshojnë përgjithmonë nga izolimi i zgjatur, si dhe përpjekjet për të parandaluar përsëritjet e ardhshme.

“The Onion” ka nxjerrur disa mënyra se si koronavirusi do të ndryshojë marrëdhëniet njerëzore.

  1. Kollitja dhe teshtitja përballë fytyrës së një personi tjetër do të konsiderohet shenjë mosrrespekti ndaj personit që keni përballë.
  2. Do të duhen afro 10 vjet para se publiku i gjerë të ndjehet i qetë dhe ti ofrojë dikujt tjetër një kafshatë nga sanduiçi i tyre apo të ndihet rehat të ndajë ushqimin me dikë tjetër.
  3. Linjat ajrore do të lejojnë personelin ushqimor që të hipin të parët në avion.
  4. Më shumë njerëz do ndahen nga bashkëshortit e tyre pasi izolimi të hiqet totalisht dhe ata të zbulojnë ekzistencën e njerëzve të tjerë jashtë banesës së tyre.
  5. Njerëzit do të kenë frikë të shtërngojnë duart me njëri – tjetrin dhe për shumë njerëzve kjo mënyrë do t’u duket normale në të ardhmen.
  6. Rënia ekonomike do të na çoj në mbylljen e disa bareve dhe restoranteve por kjo do të bëjë që ato bare që do mbeten hapur të jenë super të tejmbushura.
  7. Të prekësh një person tjetër padajshe me siguri do të kthehet një problem të madh.
  8. Njerëzit do ta mendojnë dy herë për krijimin e çdo lloj marrëdhënie personale me dikë që nuk e njohin paraprakisht.
    Onion / bota.al

Leave a Reply

Back to top button