Covid19

Edhe Finlanda ka gati planin e rifillimit të jetës normale, së shpejti hapen shkollat

Qeveria e Finlandës publikoi sot planet për të rihapur shkollat ​​dhe qendrat e kujdesit, të mbyllura për gati një muaj me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryeministri i Finlandës Sanna Marin tha se fëmijët do të kthehen gradualisht në shkollë, duke filluar nga 14 maj për pak më shumë se dy javë, para se të fillojnë pushimet verore, që zakonisht janë në fillim të qershorit.

Studentët në shkollat ​​e mesme, të larta dhe ato profesionale do të vazhdojnë të studiojnë në distancë, shtoi ajo./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button