Uncategorized

Italia do të heqë bllokimin gjatë katër javëve të ardhshme

Masat e ndërrmara nga shteti Italian kanë qenë më të ashpërat dhe më të gjatat në Evropë, por mediat njoftuan të premten se masat do të fillojnë të lehtësohen gjatë katër javëve në vazhdim.

“Katër të hënat e ardhshme do të shënojnë rihapjen e vendit”, raportoi e përditshmja Corriere della Sera.

Pandemia e COVID-19 ka vrarë të paktën 25.500 njerëz në Itali, duke e renditur  të dytën në botë për numrin e vdekjeve pas SH.B.A-së. “Gjithçka varet nga kurba e infeksionit”, por nëse kurba nuk ngrihet përsëri “fabrikat do të rihapen të hënë me 27 Prill”.

Kantieret e ndërtimit, si dhe industria e tekstilit dhe modës mund të rindizen më 4 maj, e ndjekur një javë më vonë nga ajo e veshjeve, këpucëve dhe dyqanet e tjera. Të fundit që do të rihapen do të jenë baret, restorantet dhe qendrat estetike të cilat mund të rihapen më 18 maj.

Mediat e tjera italiane thanë që baret dhe restorantet mund të rihapen “në gjysmën e dytë të majit”.

Rihapja graduale e vendit do të shoqërohet me masa të rrepta higjene dhe distancim të vazhdueshëm shoqëror. Në dyqanet me sipërfaqe 40 metra katrorë ose më pak do të lejohet të hyjë vetëm një klient njëkohësisht. Baret dhe restorantet do të duhet të mbajnë një distancë prej një metri midis klientëve të cilët preferohet të mos ulen në hapësirat me ajër të kondicionuar, ku viruset përhapen më lehtë.

Bllokimi kombëtar i Italisë ka zgjatur më shumë se kudo në botë dhe që është aktualisht në fuqi. Urdhërat për të qëndruar në shtëpi janë në fuqi që në 9 mars – që atëherë të njëjtat masa janë ndërrmarë edhe nga vendet e tjera evropiane.

Qeveria urdhëroi që të gjitha dyqanet, përveçse farmacive dhe ushqimoreve do të qëndronin të mbyllura që nga data 12 mars. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button