Uncategorized

Solidariteti nga Evropa vjen me një çmim

Tashmë është bërë slogani i krizës së koronavirusit: “Gjithçka do të jetë ndryshe pas kësaj”.

Pandemia ka ekspozuar dobësi në sistemet e kujdesit shëndetësor dhe ekonomikë.  Si do të dalë Evropa nga kjo krizë?

Si duhet ti koordinojnë vendet anëtare politikat shëndetësore dhe planet ekonomike që të shkojnë përpara?

A mund të demonstrojnë më shumë solidaritet në fazën tjetër të përballimit të kësaj krize, sesa në fillim të saj?

Bashkëpunim më i ngushtë

Sipas ligjit të BE-së, kujdesi shëndetësor trajtohet në nivel kombëtar, por për krizën aktuale është nevoja për një koordinim më të mirë ndërkombëtar, pikërisht në momentin kur vendet po ushtrojnë të drejta sovrane më të gjera.

Një fushë ku bashkëpunimi ndërkufitar është duke u përmirësuar është vetë sektori i kujdesit shëndetësor.

Masat shtrënguese e kanë një kosto

Në një vështrim mbi spitalet gjermane, vërehet se ka më shumë shtretër të kujdesit intensiv dhe shkalla e vdekjes për shkak të virusit është dukshëm më e ulët, ndërsa Franca po paguan një çmim të lartë njerëzor, për kursimet e bëra në sektorin shëndetësor.

Politikani franko-gjerman dhe bashkë-presidenti i partisë së gjelbër Daniel Cohn-Bendit thotë se edhe Gjermania ka nxjerrë mësime mbi të metat e punonjësve të shëndetësisë. “Nëse menaxhohet mirë në Gjermani ku ke një ministër të shëndetësisë për çdo shtet, atëherë edhe nëse ke më pak para, mund të bësh më shumë dhe ta organizosh më mirë në një nivel të decentralizuar”.

Fjalë kyçe në samitin virtual të BE-së të së enjtes ka qenë solidariteti – një fjalë që do të thotë gjëra të ndryshme për vende të ndryshme.

Duket se po pajtohen mbi nevojën për një injeksion shtesë deri në 1.5 trilion € (1.6 trilionë dollarë), por shtetet anëtare të veriut dhe të jugut janë grindur se si ta financojnë rimëkëmbjen.

Macron ka dalë fuqimisht në favor të borxhit të ndërsjelltë. Pavarësisht shenjave të lëvizjes në Berlin, Cohn-Bendit, nuk është i sigurt se të dy vendet që shihen si “motorr” i Evropës janë me të vërtetë duke ecur në sinkron, dhe thotë se nëse nuk janë, rruga përpara do të jetë e vështirë për Evropën.

“Ne duhet të kuptojmë psikologjikisht se çfarë do të thotë kjo për Italinë, Spanjën, Portugalinë, Greqinë. Ata duan të dëgjojnë se për fondin e rimëkëmbjes Gjermania, Hollanda, Suedia janë të gatshme të rrezikojnë diçka … Kancelarja thotë që po sigurisht që do të ketë solidaritet, por … ne mund ta bëjmë këtë vetëm nëse të gjithë janë të gatshëm të garantojnë dhe ndajnë rrezikun”, tha Cohn-Bendit.

Si një shenjë e solidaritetit të vet, Parlamenti Evropian ka ofruar mundësinë që Franca të përdorë objektet e saj në Strasburg, aktualisht të mbyllura për shkak të bllokimit, si qendër testimi COVID-19.

Mjeku i urgjencës Dr. Babaei që punon jo larg ndërtesës së parlamentit, tha se shpreson që kjo krizë do ta detyrojë Evropën që t’i vendosë njerëzit me të vërtetë të parët. “Si mund të kalojmë nga vizioni i një Evrope ekonomike në një Evropë më të integruar, më federale, më politike? Pjesa sociale dhe ekologjike do të jetë ajo që na nevojitet më shumë në vitet e ardhshme.” / Deutsche Welle – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button