Uncategorized

10 këshilla për gazetarët që mbulojnë COVID19

Është detyrë e gazetarit që të komunikojë në mënyrë të përgjegjshme informacion të saktë për publikun. Gjatë një krize globale shëndetësore, ky rol bëhet akoma më i rëndësishëm.

Veçanërisht gjatë krizave, gazetarët duhet të ruajnë ekuilibrin midis të raportuarit dhe shkaktimit të frikës. Në Kinë kjo detyrë u bë edhe më sfiduese, për shkak të censurës shtetërore.

Pavarësisht kushteve të vështira, gazetarët vijojnë të prodhojnë raportime.

Më poshtë renditen 10 këshilla për gazetarët, që mbulojnë ngjarje të lidhura me virusin COVID-19.

  1. Kupto gjendjen në terren dhe përktheje në punën tënde

Informacioni që qarkullon në kohë krize është i shumtë, por jo i gjithi është me vlerë që të raportohet.

Raportimi vizual në këtë periudhë është shumë i rëndësishëm, por duhet të bëhet me përgjegjësi. Fotot sensancionale të njerëzve të shtrirë në rrugë, përhapin frikë.

Përpara se të nisni të fotografoni apo të shkruani, flisni me njerëzit dhe kuptoni gjendjen në terren, më pas përktheheni në punën tuaj, në mënyrë që të shmangni keqinformimin.

  1. Fokusohuni në raportim, jo në analiza.

Opinionet dhe analizat kanë rëndësinë e tyre, por në këtë rast është shumë herët për to, pasi është e vështirë të kuptohet kompleksiteti i situatës.

  1. Kujdes me titujt

Kjo këshillë është kryesisht për redaktorët: mos i keqinformoni lexuesit tuaj me anë të titujve. Shumë njerëz lexojnë vetëm titujt, duke pasur parasysh volumin e madh të informacionit që qarkullon në median sociale.

Mos i sakrifikoni faktet për klikime – sidomos në kohë krize.

  1. Mos harroni: Jo të gjitha shifrat janë relevante

Numrat janë shumë të rëndësishëm për gazetarët dhe shifrat janë pjesë shumë e rëndësishme e raportimit. Megjithatë, jo gjithmonë janë relevante. Mos i neglizhoni të dhënat që keni, por sigurohuni që audienca i kupton kufizimet dhe pasigurinë pas numrave.

  1. Flisni me sa më shumë njerëz të ndryshëm

Virusi ka prekur njerëz në kontinente, shtete dhe qytete të ndryshme. Eksperienca e atyre që u prekën në Kinë nuk mund të jetë e njëjtë me ata që u prekën në Singapor apo Itali. Ndonjëherë eksperienca është e ndryshme dhe brenda një qyteti.

Reporterët kanë përgjegjësinë për të bërë më të mirën për të kapur realitetet e ndryshme në të cilat jetojnë njerëzit.

  1. Shmangni shprehitë raciste

Epidemitë globale historikisht shpërndajnë racizëm dhe ksenofobi dhe COVID-19, tashmë një pandemi, nuk është ndryshe. Media duhet të tregohet e kujdesshme për të mos lejuar përhapjen e stereotipeve ose promivimin e interpretimeve raciste. 

  1. Konsideroni mënyrën se si intervistoni ekspertët

Mund të jeni shkrues shumë të mirë, por nëse nuk gjeni burime të besueshme puna juaj nuk do të jetë e mirë. Kaloni kohë duke studiuar ekpertët dhe duke studiuar pikëpamjet e tyre.

Pasi identifikoni një ekspert, bëni kujdes mos shfaq njëanshmëri. Kjo e forcon punën tuaj.

  1. Mos i neglizhoni historitë që nuk janë emocionuese

Një histori mbarëbotërore si COVID-19 është në vetvete e rëndësishme dhe të çon tek raportimi i thelluar apo investigimet. Megjithatë jo çdo histori duhet të shkruhet sikur do të fitojë çmimin Pulitzer. Mund t’ju duhet të shkruani një faqe të tërë, vetëm për mënyrën se si lahen duart.

  1. Vendosni limitet tuaja

Redaktorët në këtë kohë kërkojnë më shumë lajme. Është e rëndësishme që ndonjëherë, për hir të shëndetit tuaj, të thoni “jo”.

  1. Edhe kur gjërat të qetësohen, vazhdoni me historitë tuaja

Eventualisht gjërat do të qetësohen, por kjo nuk do të thotë se puna juaj ka mbaruar. Vlerësoni se si politikanët dhe autoritetet shëndetësore përballuan krizën, identifikoni leksionet që mësuat, përcaktoni nëse ata që u infektuan vazhdojnë të jetojnë me stigmën e sëmundjes dhe eksploroni se çfarë do të thotë “rikthim në normalitet”. / IJNet – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button