Zodiak Ditor

Parashikimi i astrologut PAOLO FOX për ditën e martë, 7 prill 2020

Dashi

Hëna kundër mund të frenonte entuziazmin tuaj. Prej disa ditësh ju keni ndjerë se keni tashmë më shumë energji dhe një kthjelltësi të shkëlqyer. Kundërshtimi i Hënës ju fton të bëni gjëra me qetësi edhe sepse ende nuk kemi dalë nga kjo fazë e bllokadës totale. Deri të enjten do të jetë e nevojshme të keni kujdes veçanërisht në marrëdhëniet me të tjerët.

Demi

Këto ditë po ndiheni se diçka nuk është në rregull. E juaja është një shenjë shumë e mençur e Tokës që e di se kur gjërat mund të bëhen siç duhet dhe kur nuk munden. Eshtë e vërtetë që Jupiteri ju mbështet, por ekziston edhe një Saturn kundër, me të cilin do të duhet të përballeni shumë shpesh. Do të ketë vonesa në disa projekte që janë afër zemrës suaj dhe kjo mund të shkaktojë pakënaqësi. Kjo periudhë duhet të merret ashtu siç është, pa u dramatizuar.

Binjakët

Ju po kërkoni miqësi ose aleanca. Në këtë periudhë të kufizimeve të rënda të udhëtimit, mënyra e vetme për të trajtuar marrëdhëniet shoqërore është përmes rrjeteve sociale. Ky moment shqetësimi serioz po ju bën të rizbuloni vlerën e të dashurve dhe familjes suaj. Në dashuri, seriozitet dhe këmbëngulja janë të nevojshme për të parandaluar që gjërat të dalin nga kontrolli. Tani ndiheni më afër njerëzve që kanë qenë prej kohësh një pikë referimi.

Gaforrja

Saturni më në fund po ia lehtëson kontrollin atyre që kanë lindur nën shenjën e Gaforres. Tashmë po shihni disa efekte pozitive edhe nëse gjërat më të mira do të vijnë në gjysmën e dytë të vitit. Në prill ose maj, nëse ka gjëra që nuk ju përshtaten, mund të vendosni të ndryshoni rrugë dhe të prisni degët e thata. Tani ju jeni më të vendosur dhe të dëshironi të merrni përsipër frenat e jetës suaj.

Luani

Në këtë moment është e përshtatshme të bëhen dy llogari për të kuptuar nëse një projekt me të vërtetë mund të realizohet, apo nëse do të duhet të shtyhet. Prej disa kohësh, yjet ju rekomanduan të mos hidhni hapin më të gjatë se sa keni këmbën, në mënyrë që të mos e gjeni veten në vështirësi. Saturni dhe Marsi janë në kundërshtim dhe për këtë arsye, në këtë moment të ndërlikuar, shumë vonesa ose pengesa të ndryshme mund ta vështirësojnë rrugën tuaj. Shmangni diskutimet e panevojshme me partnerin.

Virgjëresha

Eshtë një vit që do të karakterizohet nga shumë vendime të rëndësishme që do të keni për të marrë në lidhje me të ardhmen tuaj. Eshtë e vërtetë që kjo periudhë e kufizimeve po ju vë në vështirësi, por është gjithashtu e vërtetë që gjërat do të përmirësohen ndjeshëm së shpejti. Në këtë moment dashuria ka kaluar në sfond sepse ka çështje praktike për t’u zgjidhur. Ju mund të gjeni zgjidhje të rëndësishme.

Peshorja

Në këtë moment, planifikimi i së ardhmes suaj është i rëndësishëm në mënyrë që të mos mendoni vetëm për sot dhe të projektoni veten për nesër. Sipas parashikimeve të Horoskopit të Paolo Fox, ata që kanë shtyrë martesën ose bashkëjetesën, tani do të duhet të fillojnë të mendojnë se çfarë të bëjnë. EEshtë një periudhë interesante edhe për ata që duan të zhvillojnë njohuri të reja përmes rrjeteve sociale.

Akrepi

Ka shqetësime të dukshme që po ju vënë në vështirësi të mëdha. Tani ndjeheni më të fortë se në fillim të vitit. Vetëm kur jeta ju vë në provë, vjen koha e duhur për të dhënë më të mirën tuaj. Nga e enjtja Hëna do të jetë në shenjën tuaj dhe do t’ju japë mundësinë të provoni disa emocione të bukura. Do të vijnë lajme të rëndësishme që do të trazojnë sferën ekonomike.

Shigjetari

Tani për tani ndjeheni sikur do të plassni. Pas një muaji “burg” në shtëpi, ju ndjeni nevojën për të rifituar zotërimin e jetës tuaj dhe të gjitha atyre hapësirave që janë themelore për ju. Nga këtu deri në qershor do të ketë gjithashtu një mënyrë për të provuar fortësinë e një marrëdhënieje. Nëse marrëdhënia është lodhur deri tani, ju gjithashtu mund të vendosni ta përfundoni. Kush ka dy histori tani do të duhet të përpiqet të bëjë një zgjedhje përfundimtare përndryshe gjithçka mund të komplikohet.

Bricjapi

Për përcaktimin e disa çështjeve që janë afër zemrës suaj, do të duhet të prisni pak më shumë. Kjo fazë e vështirësive për të gjithë botën, ka trazuar planet tuaja dhe kjo ju ka tronditur pak. Disa probleme që ju kanë pllakosur që nga fillimi i vitit mund të zgjidhen në këto ditë. Ende ka çështje ekonomike për tu zgjidhur, qoftë edhe sepse kohët e fundit ka pasur shumë pak hyrje dhe dalje.

Ujori

Ata që nuk nuk kanë probleme me ndërgjegjen e tyre, tani do të duhet të përpiqen të sqarojnë dhe reflektojnë shumë. Keni tendencën të dëshironi gjithmonë të jeni të lirë të thoni ose të bëni atë që dëshironi, por ditët e fundit kjo liri është ngushtuar. Ju keni mbajtur shumë gjëra brenda që ju kanë lënduar dhe tani rrezikoni të fundoseni. Do të duhet të përpiqeni t’i kushtoheni vetes disa hobi relaksues për të zbrazur mendjen dhe për të jetuar këtë fazë të komplikuar të ekzistencës tuaj me më shumë qetësi.

Peshqit

Ju duhet të eksploroni sektorin sentimental shumë qartë dhe të shmangni takimin me njerëz që nuk bëjnë atë që thonë. Nëse keni njerëz që janë të pavendosur ose që kanë qenë viktima të zhgënjimeve të së kaluarës dhe nuk keni dalë ende, ndoshta do të ishte më mirë të përfundoni marrëdhënien. Nga dita e 11 do të ketë disa lajme të këndshme që mund t’ju lejojnë të riktheheni në qendër të skenës. / meb.al

 

Leave a Reply

Back to top button