Uncategorized

Coronavirusi / Lajmet e fundit nga Bota dhe Shqipëria (2 prill 2020)

Coronaviriusi / Rastet në të gjithë botën arrijnë afro një milion

Numri i infeksioneve nga koronavirusi po afron më shumë se një milion. Universiteti Johns Hopkins aktualisht vlerëson se aktualisht ka 937,170 raste në të gjithë botën. Numri i të vdekurve është gjithashtu afër 50,000, teksa shifra aktuale është 47,235. / bota.al


Qeveria britanike përballet me krizën e testimeve

Ministrat e Britanisë së Madhe po përballen me një vërshim kritikash në lidhje me shkallën e ulët të testimeve të koronavirusit, pas zbulimit se vetëm 2,000 punonjës të NHS janë testuar nga më shumë se 500,000. Pas rritjes ditore të vdekjeve që shënoi rekord në Mbretërinë e Bashkuar, ekziston shqetësimi dhe zemërimi që qeveria ndoqi një strategji të metë, të bazuar më shumë në modelimin matematikor sesa praktikat e vendosura të shëndetit publik. Përveç përballjes me kërcënimin e infektimit nga Covid-19, stafi mjekësor gjithashtu përballet me dilemën e zgjedhjes së pacientëve për të mbajtur në respiratorë, pasi ka mangësi në furnizim me këto pajisje.


SHBA po i mbarojnë pajisjet mbrojtëse

Donald Trump ka pranuar që SHBA po i shterojnë rezervat e pajisjeve personale mbrojtëse pasi vendi përballet me një rritje të shpejtë të numrit të rasteve të virusit. Presidenti amerikan u bëri thirrje shteteve të “bëjnë një marrëveshje” me prodhuesit për të marrë pajisjet e nevojshme, pasi rastet në SHBA u rritën edhe 200,000 të tjera. Njëri nga ekspertët e task forcës së Trumpit, Anthony Fauci, raportohet se ka patur një shtim të rojeve të sigurisë pasi ka marrë kërcënime nga njerëzit kritikë ndaj pikëpamjeve të tij, që ndonjëherë shihen si në kundërshtim me ato që thotë presidenti.


Drejtori i OBSH-së “thellësisht i shqetësuar”

Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se ai është “thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e shpejtë dhe përhapjen globale të infeksionit”. “Gjatë pesë javëve të kaluara, ne kemi parë një rritje gati eksponenciale në numrin e rasteve të reja, duke arritur pothuajse në çdo vend,” tha ai.


Policia e Filipineve merr urdhër të qëllojë ata që thyejnë karantinën

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte është kritikuar pasi ai urdhëroi policinë të qëllojë banorët që shkelin rregullat e karantinës dhe refuzojnë të bashkëpunojnë. Kërcënimi i tij i dhunshëm erdhi pas arrestimit të 21 personave, të cilët me sa duket kishin dalë në rrugët e Manilas për të kërkuar ndihmë nga qeveria. Gjithashtu, Australia ka ofruar kujdes për fëmijët falas gjatë krizës pasi vazhdon të japë mbështetje masive financiare për ekonominë. Dhe Zelanda e Re raportoi rritjen më të madhe ditore në raste.

Leave a Reply

Back to top button