Uncategorized

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar synon të realizojë 25,000 teste në ditë brenda dy javësh

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është duke synuar të testojë 25,000 persona në ditë për Covid-19 brenda dy javësh, tha ministri i strehimit. Downing Street po përballet me kritika gjithnjë e më të mëdha për mungesën e testimit në krahasim me vendet e tjera, me vetëm 143,186 të kryera deri më tani. Për krahasim, Gjermania po teston 70,000 në ditë.

Numri i vdekjeve nga Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar u rrit me 381 në një ditë të vetme të martën, me numrin e përgjithshëm të vdekjeve tashmë 1,789. Më shumë se 25,000 njerëz kanë rezultuar pozitivë për virusin.

Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar ka urdhëruar që të gjitha testet rezervë të koronavirusit të përdoren për punonjësit e NHS, pasi ka dalë që vetëm një pjesë e vogël e atyre që janë në izolim, janë me të vërtetë të sëmurë me virusin. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button