Uncategorized

LIVE (24 mars) / Coronavirusi, të fundit nga Shqipëria dhe bota

OBSH jep alarmin: SHBA mund të bëhet epiqendër e re e koronavirusit

htetet e Bashkuara mund të bëhen epiqendra e re e pandemisë koronavirus, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

Shtetet e Bashkuara kanë potencialin ta arrijnë këtë pasi numri i rasteve atje u rrit me shpejtësi, tha zëdhënësja e OBSH-së Margaret Harris për gazetarët.

Shtetet e Bashkuara dhe Europa përbënin 85 përqind të infeksioneve të reja të raportuara në 24 orët e kaluara. Harris tha se ishte optimiste për rastet në ulje në Itali.


Lojrat Olimpike shtyhen për në vitin 2021

Lojrat Olimpike “Tokyo 2020” do të zhvillohen vitin e ardhshën.

Pas rezistencës së gjatë edhe organizatorët japonezë janë dorëzuar përballë rezikut të Coronavirus.

Sipas televizionit publik japonez “NHK”, vetë kryeministri Shinzo Abe ka kërkuar zyrtarisht shtyrjen e turneut më të rëndësishëm të sportit botëror.

Kryeministri japonez ia ka komunikuar këtë këresë presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach gjatë video-konfernecës me zyrtarët e tjerë të lartë.

Në përfundim të saj, Abe ka bërë të ditur se edhe Komiteti Olimpik ishte dakord 100% me këtë kërkesë të Japonisë.

Në këtë pikë pritet vetëm njofrimi zyrtar.


Dalin nga spitali 10 pacientët që u shëruan nga COVID-19, Manastirliu thirrje qytetarëve: Jemi ende në fillimet e luftës, zbatoni masat e higjenës dhe distancimit social

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thekson se 10 pacientët e shëruar nga koronavirusi tek Spitali i Infektivit tashmë janë dërguar nëpër shtëpitë e tyre, ku do të qëndrojnë të vetëizoluar për 14 ditë.

Duke falënderuar të gjithë stafin mjekësor për punën e jashtëzakonshme në këtë periudhë të vështirë, Manastirliu ju lutet qytetarëve të zbatojnë masat, pasi jemi ende në fillimet e kësaj lufte.

Mesazhi i Manastirliut:

Lajm i mirë??, 10 qytetarë që ishin prekur nga Covid-19, tashmë kanë rezultuar negativë në dy testet e njëpasnjëshme.
Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar për një periudhë 14 ditore.

Faleminderit mjekëve për shërbimin!

Një lutje për të gjithë qytetarët: Jemi ende në fillimet e kësaj lufte, prandaj durim.

Ju ndihmoni mjekët tanë duke zbatuar rigorozisht masat e higjenës dhe distancimit social.

Dhe ata, mjekët, infermierët, sanitarët, punonjësit e shërbimeve mbështetëse, do t’u shërbejnë me të gjithë forcën dhe profesionalizmin, atyre që do të kenë nevojë.

Kështu fitohet kjo luftë. Me durim dhe bashkëpunim. #BashkëJaDalim


Inteligjenca artificiale nis gjurmimin e përhapjes së Covid-19

Ekipi i profesorit amerikan Touhidur Rahman ka zhvilluar një sistem FluSense që mund të gjurmojë kollën në turma të mëdha, të mbledhë dhe analizojë këto të dhëna për të monitoruar përhapjen e infeksionit dhe të parashikojë zhvillimin e saj të mëtejshëm. Risia është përshkruar në një deklaratë për shtyp nga Universiteti i Masaçusets në Amherst.

Shkencëtarët janë marrë me zhvillimin e këtij sistemi kohë më parë. “Unë kam kohë që jam interesuar për sinjalet jo verbale të trupit të njeriut,” thotë profesori Rahman. “Dhe unë mendova se nëse mund të kapësh tingujt e kollitjes ose teshtitjes në vendet publike ku mblidhen masa njerëzish, atëherë ky informacion mund të përdoret si një kanal i ri i të dhënave për të parashikuar tendencat epidemiologjike.”

FluSense përfshin një varg mikrofonesh dhe një aparat fotografik infra të kuqe, sinjalet nga të cilat përpunohen nga një mikrokompjuter i bazuar në platformën Raspberry Pi. Pastaj ato transferohen në një modul të veçantë, në të cilin është vendosur një rrjet nervor, i trajnuar për të njohur tingujt e kollitjes dhe i ndërlidh ato me numrin e njerëzve të pranishëm.


Maqedoni e Veriut, konfirmohen 12 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, njoftoi se në vend janë regjistruar 12 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), me çka numri i të prekurve me COVID-19 arrin në 148, transmeton Anadolu Agency.

Në njoftimin e publikuar nga ministria thuhet se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar edhe 12 raste të reja me COVID-19.

Sipas vendbanimit të përhershëm, raste të reja të COVID-19 janë regjistruar, në Shkup dhe Kumanovë.

Më parë raste me COVID-19 ishte njoftuar të ketë edhe në qytetet Dibër, Shtip, Kavadar, Ohër dhe Gostivar.

“Kjo e çon në 148 numrin e pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 deri në orën 12:00 sot, prej të cilëve një e shëruar dhe dy pacientë që kanë humbur jetën”, thuhet nga ministria.


3 vatra të reja, 19 të prekur, 1 i vdekur në 24 orë: Rëndohet situata me koronavirusin në Shqipëri

Ashtu siç pritej, është rënduar bilanci i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm u shënua viktima e pestë, ndërsa vetëm gjatë 24 orëvë të fundit janë shënuar edhe 19 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin total të të prekurve në 123.

Qarqet më të prekura janë Tirana me numrin më të madh si edhe Fieri dhe Durrësi.

Harta e të prekurve nga COVID-19 eshte shtrirë tashmë edhe në Lezhë, Has dhe Berat dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

• Tiranë 72 qytetarë
• Durrës 8 qytetarë
• Lushnje 4 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 12 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 4 qytetarë
• Korcë 9 qytetarë
• Vlorë 4 qytetarë
• Shkodër 2 qytetarë
Lezhe 1 qytetarë
• Berat 1 qytetarë
• Has 2 qytetarë

Kjo është java e tretë që prej ditës kur u kap rasti i parë me koronavirus, dhe shembulli i vendeve të tjera konfirmon se kjo javë dhe tjetra janë periudha kur numri i të prekurve kap kulmin.


 

Leave a Reply

Back to top button