Uncategorized

Sa do të zgjasë COVID-19 në Shqipëri? Flet mjeku

Në një kohë kur vendi ynë po përballet me pandeminë e koronavirusin, ku numri i personave të prekur nga ky virus ka shkuar në 105, të gjithë presin me padurim që kjo situatë të kalojë sa më shpejt.

Arjan Harxhi, mjeku infeksionist që drejton një nga pavionet e spitalit COVID-19 deklaroi për emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ se nëse kurba ecën sipas skenarit të Kinës, ka gjasa që ky virus vdekjeprurës të ‘shuhet’ në fund të prillit, deri në fillim të majit.

“Diku nga fundi i prillit, deri në fillim maj. Sipas atij që u tha, sipas skenarit kinez, ne shpresoj që të ndërpresin këtë lloj kurbe. Nëse respektojmë skenarin kinez. Realiteti kinez është se nuk ka transmetim të brendshëm. Se ça do ndodh me uljen e kontaktit, këtë se parashikon dot njeri.”, pohoi Harxhi.

Ndërkohë, mjeku Andi Koraqi tha se këtë gjë mund ta tregojnë të dhënat satistikore.
“Këtë nuk mund ta themi, të dhënat satistikore mund të na e tregojnë. Edhe ndoshta, (Prill-fillim maj) mendoj se ndoshta do ndikojë dhe ngrohja e motit. Por si dihet.”, pohoi ai.

Leave a Reply

Back to top button