Home»Covid19»Covid19 Lajme nga vendi»“Italia do t’ju duket lule!” Mjeku infeksionist Tritan Kalo mesazh për gjithë shqiptarët

“Italia do t’ju duket lule!” Mjeku infeksionist Tritan Kalo mesazh për gjithë shqiptarët

Është përshkallëzuar situata që ka shkaktuar koronavirusi në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 3 viktima, mes tyre një 43 vjeçar i cili  nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër, që do të thotë se Covid-19 nuk kursen edhe personat e shëndetshëm.

Pas kësaj situate të rënduar, mjeku infeksionist Tritan Kalo, i cili ndodhet në vijën e parë të stafit mjekësor, i cili përballet me këtë virus, ka dhënë mesazh për të gjithë shqiptarët.

“Jemi të izoluar në tre kate të ndryshme. NËSE MUNDENI transmetojeni këtë mesazh:

Ju bëj thirrje pjesës së popullit të padijshëm e të pandijshëm, se me këtë mënyrë sjellje të papërgjegjshme përkundrejt Covid-19, nuk do të jetë e largët dita kur  Italia do t’ju duket lule. Ruajeni e duajeni vetveten tuaj, qëndroni në shtëpi që t’ju mbrojë e shpëtojë Mjekësia e Perëndia bashkë. JU LUTEM!!!

Covid-19 nuk njeh moshë. Gjithkush është i kërcënuar. Mbylluni në shtëpi e respektoni distancimin social. Është një situatë e përkohshme prej së cilës do të dalim me më pak humbje jetësh e lëndime shëndetësore, nëse mendojmë e veprojmë të ndërgjegjësuar se me çfarë “armiku tinzar e të rrezikshëm” po përballemi.

Ju duam shumë ndaj edhe ju duajeni veten tuaj e respektoni sakrificat tona. Bashkë do t’ia dalim!!!”  Dr. Tritan Kalo”, shkruan mjeku./abcnews.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *