Uncategorized

Mjeku Pipero sqaron situatën për 61-vjeçarin që u shpall i vdekur, por “u rikthye në jetë”

Mjeku infeksionit, Pëllumb Pipero ka reaguar për rastin e 61-vjeçarit të prekur me COVID-19, i cili tashmë është në vdekje klinike. Pipero sqaroi se 61-vjeçari ka bërë vdekje klinike, por fatmirësisht është rikthyer në. Gjendja e tij është e rëndë, sqaron Pipero.

Shërbimi në Sëmundjet Infektive është shumë dinamike sa i takon shtrimeve të rasteve të reja.

Tashmë kemi më shumë se 40 të shtruar në Spitalin e Sëmundjeve të Infektivit. Secili nga ato ka problematikat e tij. Kemi raste që janë relativisht mirë që shpresojmë të dalim. Kemi raste të rënda, kemi raste shumë të rënda sikundër janë pacientët e shtruar në repartin e terapisë intensive.

Njëri nga rastet sot në mëngjes ka bërë vdekje klinike, vdekje që zgjati relativisht gjatë, por pa e humbur shpresën për ta rikthyer në jetë.

Fatmirësisht u rikthye në jetë, por vazhdon të jetë ende rëndë. Në këtë lloj dinamike të zhvillimit të pandemisë dhe të rasteve të shtuara tek ne, i them të gjithë qytetarëve të jenë të duruar dhe nëse kanë nevojë  të telefonojnë shërbimin shëndetësor 127.

Mjekët e spitalit infektiv kanë sqaruar sot situatën e qytetarit i cili u deklarua prej tyre se kishte humbur jetën. Sipas mjekut Pëllumb Pipero, 61-vjeçari nga Tirana ka pasur vdekje klinike mëngjesin e sotëm, por u bënë përpjekje titanike për ta rikthyer në jetë.

“Kemi raste të rënda dhe kemi raste shumë të rënda sikundër janë pacientët e shtruar në repartin e terapisë intensive, midis të cilëve njëri nga rastet sot në mëngjes ka bërë vdekje klinike, vdekje që zgjati relativisht gjatë por pa e humbur shpresën e personelit shëndetësor, të mjekëve reanimator për ta rikthyer atë në jetë. Fatmirësisht u rikthye në jetë por vazhdon të jetë ende rëndë”, deklaroi Pipero.

Sipas mjekut Pipero situata në shërbimin e sëmundjeve infektive është shumë dinamike. Dinamika sa i takon shtrimeve të rasteve të reja, ndjekjes në dinamikë të rasteve të shtruara në të gjitha pavionet. Tashmë ne kemi më shumë se 40 të shtruar në Spitalin e Sëmundjeve Infektive. Secili nga ato ka problematikën e tij në varësi të moshës dhe të sëmundjeve kronike. Kemi raste që janë relativisht mirë dhe shpresojmë nga dita në ditë t’i nxjerrim.

“Në këtë situatë, në këtë lloj dinamike të zhvillimit të pandemisë në vendin tonë, të rasteve të shtuara edhe këtu tek Ne, por edhe rasteve të konfirmuara çdo ditë, vazhdoj të këmbëngul e t’iu them të gjithë qytetarëve, të jenë të duruar, të qëndrojnë sa më gjatë në shtëpi dhe nëse kanë nevojë mjafton të telefonojnë në numrin 127”, tha Pipero.

Leave a Reply

Back to top button