Uncategorized

LIVE / Më të fundit nga Shqipëria dhe bota mbi situatën e Covid-19

Angela Merkel, testi i parë rezulton negativ

Testi fillestar i udhëheqëses gjermane Angela Merkel për koronavirus ka dalë negativ, tha një zëdhënës i qeverisë të hënën.

Kancelarja gjermane do të kryejë testime të mëtejshme. Ajo është vetë-izoluar që kur një mjek që i kishte bërë asaj një vaksinë për infeksion pneumokoksik doli pozitiv për Covid-19.


“Po humbasim njerëz”. Kryeministri e nis javën me një thirrje të fortë

Kryeministri Edi Rama në rrjetin social “Facebook”  i ka bërë thirrje qytetarëve të mos thyejnë masat vendosura. Gjithashtu ai u shpreh se vendi ka hyrë në një javë të vështirë.

Kryeministri thekson se në këtë situatë në të cilën ndodhet vendi qytetarët duhet të tregojnë shumë durim.

“Të shtrëngojmë dhëmbët dhe durojmë, durojmë, durojmë, duke mos shkelur ligjin e luftës për kufizimin e lëvizjes; duke mos dalë nga shtëpia kot; duke ecur vetëm në rrugë kur kemi një domosdoshmëri jashtë shtëpisë; duke ndenjur në radhë në distancë minimumi 1 metër pas kurrizit të njëri – tjetrit kur bëjmë pazar; duke rezistuar, rezistuar,” shkruan Rama.


Banorët e Wuhanit fillojnë të dalin nga kriza

Banorëve që jetojnë në qytetin 11 milion banorësh, në zemër të shpërthimit të virusit u është lejuar të lënë shtëpitë në grupe të vogla, për herë të parë pas shumë javësh. Transporti publik po rifillon dhe njerëzve u lejohet të kthehen në punë nëse çertifikohen të shëndetshëm. Jorezidentët, të bllokuar atje pasi kufizimet e rrepta të udhëtimit hynë në fuqi më 23 janar, gjithashtu mund të fillojnë të aplikojnë për të lënë qytetin. Kina raportoi 39 raste të reja nga e diela, të gjitha të importuara nga jashtë.


Vdekjet i afrohen shifrës 15,000 në nivel global

Vdekjet në lidhje me koronavirusin në të gjithë botën po i afrohen 15,000, raporton Universiteti Johns Hopkins, me numrin aktual 14,706. Rastet e konfirmuara të Covid-15 arritën në 339,259 të hënën, me numrin e shërimeve që aktualisht është diçka më pak se një e treta e këtyre,  98.834. Shteti i New York përbën 5% të rasteve të konfirmuara globale, dhe gjysmën e rasteve në SHBA.


Harvey Weinstein, ish-producenti i filmave pozitiv me Covid-19 në burg

Harvey weinstein, ish-producenti i filmave që po vuan dënimin me burg për sulme seksuale dhe përdhunime, ka testuar pozitiv për koronavirusin.

68-vjeçari amerikan është vendosur në izolim në burgun Uende në shtetin e Nju Jorkut, tha Michael Pouers, kreu i policisë së burgjeve të shtetit.

Pouers tha se testi doli pozitiv të dielën në mëngjes dhe ishte i shqetësuar për oficerët e burgut, të cilëve ai tha se u mungonin pajisjet e duhura mbrojtëse. Disa anëtarë të stafit janë karantinuar, tha Pouers.


Gjermani: Kurba e rritjes eksponenciale të infeksioneve të reja pëson një “rrafshim”

Në Gjermani, kishte shenja që kurba eksponenciale e infeksioneve të reja të koronavirusit po rrafshohet për herë të parë për shkak të masave të rrepta të distancimit social në fuqi, tha kreu i institutit të shëndetit publik të vendit të hënën.

Sidoqoftë, Lothar Vieler, presidenti i Institutit Robert Koch, bëri thirrje për kujdes, duke thënë se shumë autoritete shëndetësore ende nuk kishin dorëzuar të dhënat e tyre nga fundjava. “Unë do të jem në gjendje ta konfirmoj përfundimisht këtë prirje, deri të mërkurën,” tha ai. Por ai tha se mbetet optimist.

Gjermania ka mbyllur të gjitha shkollat, dhe të dielën vendosi që jo më shumë se dy njerëz mund të mblidhen menjëherë, përveç familjeve ose njerëzve që ndajnë një shtëpi.


Franca mund të njoftojë mbyllje të mëtejshme

Parlamenti francez ka votuar për të vendosur një “gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore” dy-mujore. Kjo legalizon masat kufizuese tashmë të marra – përfshirë kufizimin e futur më 16 mars – dhe i jep qeverisë fuqinë të miratojë masa të tjera emergjente me dekret.

Indikacionet janë që qeveria franceze do të njoftojë se rregullat e mbylljes në shtëpi që fillimisht duhej të zgjasnin gjatë dy javëve të fundit, do të zgjaten sërish pas rekomandimeve nga komiteti shkencor Covid-19.

Këshilli i shtetit ka qenë nën presionin e sindikatave mjekësore për të imponuar një “kufizim të plotë” mbi popullatën duke gjykuar se kufizimet aktuale janë “tepër të dobëta” dhe përbëjnë një “sulm serioz dhe të paligjshëm mbi një liri themelore që është ajo e jetës”.


Norvegjia planifikon fond donatorësh të OKB për shtetet më të varfra

Mes shqetësimit në rritje për ndikimin e mundshëm të koronavirusit në vendet më të varfra, Norvegjia ka njoftuar se planifikon të krijojë një fond të donatorëve të Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar.

“Ne jemi të shqetësuar për mënyrën se si virusi do të ndikojë në vendet në zhvillim të cilat kanë sistem të brishtë të kujdesit shëndetësor,” tha ministri i ndihmës për zhvillim të Norvegjisë, Dag-Inge Ulstein, në një deklaratë.

“Solidariteti ndërkombëtar përtej kufijve është më i rëndësishëm se kurrë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për ne të kontribuojmë financiarisht në një fond të tillë në OKB, “shtoi ai.


Siria konfirmon rastin e parë të koronavirusit

Pas disa javësh mohimesh nga zyrtarët në Damask, Siria ka konfirmuar rastin e saj të parë të Covid-19, teksa ekziston frika nga një shpërthim që do të ketë pasoja katastrofike në vendin e shkatërruar nga lufta.

Pacientja është një grua 20-vjeçare, e cila kohët e fundit u kthye në Siri nga një vend i paspecifikuar dhe janë marrë masat e duhura, tha ministri i shëndetësisë Nizar Yaziji.

Njoftimi vjen pas disa javësh mohimesh të regjimit për pretendimet e opozitës Siriane që luftëtarët e mbështetur nga Irani dhe pelegrinët shiitë, tashmë e kanë sjellë koronavirusin në Siri, si dhe raportet nga punonjësit e kujdesit shëndetësor në kryeqytet se pacientët kanë paraqitur simptoma të Covid-19.


Siria konfirmon rastin e parë të koronavirusit

Pas disa javësh mohimesh nga zyrtarët në Damask, Siria ka konfirmuar rastin e saj të parë të Covid-19, teksa ekziston frika nga një shpërthim që do të ketë pasoja katastrofike në vendin e shkatërruar nga lufta.

Pacientja është një grua 20-vjeçare, e cila kohët e fundit u kthye në Siri nga një vend i paspecifikuar dhe janë marrë masat e duhura, tha ministri i shëndetësisë Nizar Yaziji.

Njoftimi vjen pas disa javësh mohimesh të regjimit për pretendimet e opozitës Siriane që luftëtarët e mbështetur nga Irani dhe pelegrinët shiitë, tashmë e kanë sjellë koronavirusin në Siri, si dhe raportet nga punonjësit e kujdesit shëndetësor në kryeqytet se pacientët kanë paraqitur simptoma të Covid-19.


Mjeku Pipero sqaron situatën për 61-vjeçarin që u shpall i vdekur, por “u rikthye në jetë”

Mjeku infeksionit, Pëllumb Pipero ka reaguar për rastin e 61-vjeçarit të prekur me COVID-19, i cili tashmë është në vdekje klinike. Pipero sqaroi se 61-vjeçari ka bërë vdekje klinike, por fatmirësisht është rikthyer në. Gjendja e tij është e rëndë, sqaron Pipero.

Shërbimi në Sëmundjet Infektive është shumë dinamike sa i takon shtrimeve të rasteve të reja.

Tashmë kemi më shumë se 40 të shtruar në Spitalin e Sëmundjeve të Infektivit. Secili nga ato ka problematikat e tij. Kemi raste që janë relativisht mirë që shpresojmë të dalim. Kemi raste të rënda, kemi raste shumë të rënda sikundër janë pacientët e shtruar në repartin e terapisë intensive.

Njëri nga rastet sot në mëngjes ka bërë vdekje klinike, vdekje që zgjati relativisht gjatë, por pa e humbur shpresën për ta rikthyer në jetë.

Fatmirësisht u rikthye në jetë, por vazhdon të jetë ende rëndë. Në këtë lloj dinamike të zhvillimit të pandemisë dhe të rasteve të shtuara tek ne, i them të gjithë qytetarëve të jenë të duruar dhe nëse kanë nevojë  të telefonojnë shërbimin shëndetësor 127.

Leave a Reply

Back to top button