Bota

Italia në kaos, thërret studentët të ndihmojnë në luftën kundër koronavirusit

Italia ka thirrur 10 mijë  studentët e mjekësisë në shërbim, duke i hequr nga provimet përfundimtare, në përpjekje për të ndihmuar shërbimin shëndetësor për të përballuar koronavirusin.

Numri i të vdekurve u rrit në 2503 gjatë 24 orëve të fundit, tha Agjensia e Mbrojtjes Civile, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara shkoi në 31506 nga 27 980 një ditë më parë – numri më i madh i rasteve jashtë Kinës, shkruan Reuters.

Kriza i ka shtyrë spitalet të përqëndrohen në epiqendrën e epidemisë në veri dhe ka lënë rajonet e tjera të përpiqen të forcojnë sistemin e tyre shëndetësor pasi numri i të infektuarve po rritet në shkallë vendi.

“Lombardia është në pikën e kolapsit. Të gjithë shtretërit dhe respiratorët e Kujdesit Intensiv janë përdorur”, tha Matteo Salvoni, kreu i Lega që qeveris rajonin e pasur.

Një zhvillim potencialisht i rrezikshëm është rritja e rasteve në Milano, 343 persona në 24 orët e fundit dhe që shkoi në total në 2326 të infektuar.

Ministri i Universitetit Gaetano Manfredo tha se qeveria do të lejonte që të diplomuarit për mjekësi të këtij viti të fillonin punën 8-9 muaj para para afatit ose të hiqnin dorë nga provimet e  detyrueshme që ata japin para se të kualifikohen.

“Kjo do të thotë që të fusim në Sistemin Kombëtar Shëndetësor energjinë e 10 mijë doktorëve, që është thelbësore për të mbushur mungesat që po përjeton vendi ynë,”tha ai në një deklaratë .

Të diplomuarit do të dërgohen për të punuar në klinikat e mjekëve të përgjithshëm dhe në azilet e të moshuarve, duke ndihmuar kolegët e tyre me më përvojë që të mbushin vendet bosh në spitale./abcnews.al

Leave a Reply

Back to top button